Gruaja gjen burrin të vetëvarur në ballkon
21/02/2005 BERAT - Është vetëvarur në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e pestë të pallatit ku banonte, 57-veçari Enver Shehu, babai i tre fëmijëve, banor i lagjes “Dëshmorët e Kombit”. Burime të policisë lokale, bëjnë të ditur për gazetën se, paraditen e djeshme rreth orës 11.00, bashkëshortja e viktimës ka gjetur të varur në ballkonin e kuzhinës 57-vjeçarin i cili kishte disa muaj që vuante nga depresioni. Burimet policore që shkuan në vëndin e ngjarjes dhe këqyrën kufomën në morgun e spitalit, thanë për gazetën se viktima nuk kishte tjetër shënjë dhune në trup.
Ky është rasti i katërt për këtë vit,që në qarkun e Beratit, persona të ndryshëm janë vetëvarur. Në pjesën më të madhe të tyre, sipas mjekëve, mësohet se personat kanë pasur probleme depresive.
Ky është rasti i katërt për këtë vit,që në qarkun e Beratit, persona të ndryshëm janë vetëvarur. Në pjesën më të madhe të tyre, sipas mjekëve, mësohet se personat kanë pasur probleme depresive.