E Hënë, 2 Nëntor 2026

Katër muaj më parë e plagosën dhe i dogjën “Bez”-in

21/02/2005  Atentat i përsëritur ndaj pronarit të karburantit

BERAT – Pronari i një karburanti në Urën Vajgurore, është bërë sërish dje, objekt i një atentati me armë ndaj tij. Rreth orës 19.30, është qëlluar me armë zjarri karburanti “Rera”, me pronar Bardh Ruçi në Urën Vajgure, saktësuan burimet e policisë së Beratit. Sipas të njëjtave burime, mësohet se disa persona të paidentifikuar, duke përfituar edhe nga errësira, kanë qëlluar në drejtim të karburantit vetëm një herë më armë, duke detyruar puntorët dhe pronarin të fshihen dhe të lajmërojnë menjëherë policinë.

Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, nuk ka dhënë asnjë informacion për autorët e këtij atentati, si dhe për motivet e tij.

Ndërkohë, mësohet se rreth katër muaj më parë, në 26 tetor të vitit 2004, ndaj Ruçit, u bë një tjetër atentat në qendër të qytezës së Urës Vajgurore. Për pasojë u plagos pronari, ndërsa u dogj edhe autovetura tip “Benz”, me të cilën ai udhëtonte. Policia bëri të ditur se u identifikua autori, ndërsa lidhur me motivet, mësohet se atentati i parë ndodhi për shkak të konkurrencës. Dy protagonistët, autori dhe viktima, kishin karburantet shumë pranë njëri-tjetrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›