Dentistët: Shqiptarët, të painformuar për higjienën e gojës
Shoqata e Stomatologëve: Mungon promocioni dentar
SHSSH kërkon hartimin e një strategjie
Kujdesi ndaj shëndetit të gojës tek shqiptarët është ende në nivele të ulëta. Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë konstaton se në vendin tonë sëmundja më e përhapur dentare është kariesi. Sipas tyre, në Shqipëri kjo sëmundje në 90% të rasteve mbetet e patrajtuar. Për stomatologët ky problem është i lidhur më tepër me promocionin e shëndetit të gojës sesa me shërbimin dentar.
Strategjia
Të mbledhur dje në një tryezë të rrumbullakët me mjekë stomatologë, Shoqata Stomatologjike Shqiptare ka kërkuar hartimin e një strategjie afatshkurtër dhe afatgjatë për përmirësimin e shëndetit të gojës në popullatë. Sipas tyre, informimi do të sjellë përmirësim të shëndetit dhe rritje të nivelit të higjienës së gojës.
Kryetarja e Shoqatës Shqiptare të Stomatologjisë, Rozarka Budina, tha: “Si pjesë e strategjisë së propozuar është hartimi i programeve për parandalimin e kariesit dentar tek fëmijët si dhe në popullata me riskun më të lartë për zhvillimin e tij”.
Më tej, ajo tha se pjesë e strategjive duhet të jenë promocioni i shëndetit për gruan dhe fëmijët, përmirësimi i menaxhimit të shëndetit në të gjitha nivelet dhe shërbimit hospitalier. Shoqata evidenton se duhet përmirësuar shërbimi dentar në sektorin e shëndetit publik. Gjithashtu, kryetarja e SHSSH-së, Budina, theksoi se përmes hartimit të kësaj strategjie do të sigurohen edhe programe për parandalimin e kariesit dentar tek fëmijët, nga klasa e parë në të tretën, si popullata me riskun më të lartë për zhvillimin e kariesit.
Promocioni
Aktualisht, Shoqata e Stomatologëve Shqiptarë ka hartuar një poster përmes së cilit kërkon të informojë për rolin e dentistit në promocionin e shëndetit të gojës, ku thuhet se promocioni i shëndetit të gojës përfshin shenjat karakteristike të personave dhe popullatës në risk, marrjen e masave të njëkohshme në disa drejtime, koordinimi mes programeve të disiplinave të ndryshme etj. Një rol me rëndësi në këtë drejtim, sipas Budinës, luan dhe media me publikimin e detajeve të fushatave promocionale për shëndetin e gojës etj.
Ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar veprimtaritë prioritare në promovimin e shëndetit të gojës për popullatën në përdorimin efektiv të fluorideve, dietat e shëndetshme, kontrolli i sëmundjeve të gojës që lidhen me konsumimin e duhanit, promovimi në shkolla i shëndetit të gojës, përmirësimi i shërbimit dentar, kërkime shkencore në këtë fushë etj. Shoqata Shqiptare e Stomatologjisë në bashkëpunim me strukturat shëndetësore kanë ndërmarrë herë pas here fushata në shkolla për promovimin e higjienës orale.
Strategjia afatshkurtër dhe afatgjatë
Programe për parandalimin e kariesit dentar tek fëmijët, nga klasa e parë në të tretën, si popullata me riskun më të lartë për zhvillimin e kariesit
Promocioni i shëndetit për gruan dhe fëmijët
Reduktimi i prevalencës së kariesit
Përmirësimi sasior dhe cilësor i shërbimeve në shëndetin publik
Rritje e kapacitetit profesional në stafin e mistrisë së shëndetësisë
Përmirësimi i sektorit dentar publik me pajisje, medikamente dhe aparatura bashkëkohore
Përmirësimi i shërbimit hospitalier në menaxhim dhe teknologji
Motivimi dhe kontrolli i sektorit dentar privat si një partner i ministrisë së shëndetësisë për këto shërbime
Rritja e interesit të konsumatorëve për shëndetin e gojës
Forcimi dhe përmirësimi i legjislacionit
Përmirësimi i menaxhimit të shëndetit në të gjitha nivelet
OBSH rekomandon
Përdorim efektiv të fluorideve përmes fluorizimit të ujit të pijshëm, kripës së gjellës, qumështit dhe në pastat e dhëmbëve
Dietë të shëndetshme përmes reduktimit të produkteve të ëmbla dhe shtimit të frutave dhe perimeve
Kontrollit të sëmundjeve të gojës që lidhen me përdorimin e duhanit
Promovimi i shëndetit në shkolla
Kujdes shëndetësor primar për të moshuarit
Bashkëveprim profesional reciprok midis mjekëve dhe dentistëve
Reformimi i shërbimit dentar në drejtim të promocionit dhe parandalimit
Parandalimi i sëmundjeve orale që shoqërojnë pacientët me HIV-AIDS
Përmirësimi i shëndetit të gojës
Konsultohuni me dentistin tuaj për mënyrën e larjes së dhëmbëve
Për rolin dhe mënyrat e marrjes së fluorideve
Se cila është dieta që ndikon në parandalimin e sëmundjeve të gojës
Për faktorët që ndikojnë në përmirësimin e shëndetit periodontal
Për efektet e duhanit dhe alkoolit në shëndetin e gojës
Për parandalimin e erozionit të dhëmbëve
Çfarë është kariesi
Kariesi i dhëmbëve paraqet një proces patologjik i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë anatomike të dhëmbëve, i cili prek indet e forta të dhëmbëve duke filluar nga sipërfaqja e deri në thellësi të koronës së dhëmbëve. Kariesi prek smaltin dhe dentinën, por në qoftë se nuk mjekohet, prek edhe pulpën e dhëmbit.