E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dentisti i shkul protezën pacientes

 

Një dentist në Gjermani nuk ka duruar dot faktin se një nga punët e tij do të mbetej pa paguar. Kështu, pothuajse "i tërbuar", ai ka shkuar në shtëpinë e pacientes së tij dhe ia ka shkulur protezën nga goja. Gruaja nuk i ka paguar koston e punës që shkonte rreth 700 euro dhe këtë shpenzim asaj nuk ia mbulonin as sigurimet. Kështu dentisti 57- vjeçar, që ka kërkuar falje në sallën e gjyqit pas padisë së pacientes, është dënuar nga një gjykatë në Neu-Ulm me shumën prej 6 mijë eurosh. Avokati i tij ka rrëfyer për një gazetar të së përditshmes lokale 'Suedwest Presse' se ka lexuar deklaratën ku shprehej keqardhja e klientit të tij dhe ku ia kërkonte falje për sjelljen agresive, duke shtuar se ajo ishte pasojë e një stresi të akumuluar nga arsye personale dhe profesionale. 60-vjeçarja është paraqitur në sallën e gjyqit duke thënë se nuk do të vinte më kurrë një protezë në jetën e saj, pas shikimit të pësuar nga sjellja e dentistit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›