E Shtunë, 31 Tetor 2026

Departamenti amerikan i Drejtësisë program për kthimin e pronave

Diaspora shqiptare në SHBA vlerësojnë se hyrja e vendit në NATO do të zgjidhë edhe çështjen e kthimit të pronave të tyre.

Një nga debatet më të nxitura kohët e fundit, në komunitetin shqiptar në SHBA, është çështja e pronave. Shumë shqiptarë të emigruar në periudha të ndryshme vlerësojnë se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO në Samitin e Uashingtonit në prill të 2009, do të ndikoj pozitivisht në kryerjen e reformave në Shqipëri, dhe zgjidhjen e çështjes së pronave.

Kompensimi i pronave do të shpjegohet në një intervistë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-ve, nga kryetari i komisionit për zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve amerikanë në vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo.

Sipas Zërit të Amerikës, thuhet se Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ende të hapur programin për kompensimin e shtetasve amerikanë që humbën pronat në valën e konfiskimeve nga qeveria komuniste e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i komisionit për zgjidhjen e problemit të pronave të shtetasve amerikanë në vende të huaja, juristi Mauricio Tamargo, do të shpjegojë të hënën për Zërin e Amerikës, procesin e kompensimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë individët për të përfituar nga ky program.

Çështja e kthimit të pronave është përmendur edhe në përfundimet e raportit të paraqitur nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch, në Këshillin e përhershëm të kësaj organizate për periudhën shtator 2007 - tetor 2008.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›