Studentët e Preshevës, regjistrime deri më 5 nëntor
Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe për shqiptarët përtej kufirit shtetëror një numër të veçantë kuotash për pranime në universitetet publike shqiptare. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka bërë publike edhe datat e regjistrimit për ta. Kështu, për të rinjtë e Preshevës, sipas përfaqësuesve zyrtarë të MASH-it "kandidatët duhet të regjistrohen deri më datën 5 nëntor 2008, nga ora 9:00 deri në orën 18:00, pranë sekretarive të fakulteteve". Në një njoftim zyrtar të MASH-it bëhet e ditur se
"të gjithë studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave ‘Për Kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, për vitin akademik 2008-2009‘, duhet të regjistrohen sipas udhëzimit të posaçëm, për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit. Kjo do të bëhet sipas fakultetit dhe programit të studimit përkatës, për të gjithë kandidatët e miratuar nga strukturat vendore të Luginës së Preshevës.