"Ngecin" hetimet për drogën e Aldo Bares në Shqipëri
Dhjetëra fashikuj me prova për trafikun e drogës së bandës së Aldo Bares në Itali, të pa përkthyera, ndodhen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Shqiptare, në procesin hetimor që është hapur para disa muajsh. Por, zgjatja e gjykimit të bandës së Enver Dondollakut, në Gjykatën e Lartë Italiane ka "ngecur" hetimet, pasi provat e ardhura në Tiranë janë të njëjta me dokumentet që kanë vënë pas hekurave Dondollakun dhe "ushtarët" e Bares në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore, sipas të cilave, ende nuk po kryhen hetime në Shqipëri, pasi trafiku i drogës nga Aldo Bare është kryer vite më parë dhe se të arrestuarit tashmë kanë mbi shpatulla një ose dy dënime. Madje, kreu i grupit, Alfred Shkurti, ndodhet i arrestuar në Turqi, ndërsa bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Dondollaku, ndodhet i arrestuar në Itali, ku ka marrë dënimin nga drejtësia lokale. "Është tejet e vështirë hetimi i kësaj dosje, pasi të akuzuarit, për të njëjta episode kanë marrë dënimin nga dy shkallët e gjyqësorit në Itali. Përkthimi i materialeve do shumë kohë, ndërsa verifikimi i trafikut të drogës nga banda e Lushnjës mund të vonojë disa muaj. Të gjendur përballë kësaj situate, dosja është aktualisht në vendnumëro në Prokurorinë e Krimeve të Rënda", thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme.
Në Itali, krahu i djathtë i Aldo Bares është dënuar nga drejtësia e këtij vendi me 16 vjet burg, për akuzën e shpërndarjes së narkotikëve. I konsideruar fillimisht si bashkëpunëtor, Dondollaku ka marrë dënimin më të lartë që mund të jepte drejtësia italiane për këtë vepër penale. Gjatë takimit me prokurorët shqiptarë, ai është shprehur se e ka pranuar akuzën për të cilën është dënuar nga drejtësia italiane, por është "habitur" nga masa e rëndë e dënimit. Në gjykatë, ai është konsideruar fajtor si shpërndarës, por për këtë vepër penale shumica e të pandehurve të tjerë janë dënuar me dënime shumë të lehta, ose maksimumi deri në katër vjet burg. Gjithsesi, Kodi Penal italian parashikon edhe dënime më të rëndë për këto raste, pikërisht atë që ka marrë Dondollaku. Vetë i pandehuri është shprehur se do të apelojë vetëm masën e dënimit, ndërkohë që e pranon veprën penale dhe akuzën. Gjykata e Torinos ka dënuar edhe 27 të akuzuar të tjerë. Kreu i filialit tjetër të bandës, Edmond Bego, është dënuar me 18 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë burg. Bego është dënuar në mungesë, ashtu si shumë të tjerë mes 27 të akuzuarve. Në proces u përmend edhe emri i Alfred Shkurtit (Aldo Bare). Dosja në ngarkim të tij ende nuk ka mbërritur në gjykatën torineze, pasi autoritetet e drejtësisë italiane presin ekstradimin e tij nga Turqia. Sipas vendimit, anëtarët e dy bandave akuzohen për aktivitet të paligjshëm në Itali, ku kanë shpërndarë sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.