Prokuroria kërkon autorin e ligjit për "Gërdecin"
Hetuesit e dosjes "Gërdeci" nuk ndalen, në përpjekje për të zbardhur tragjedinë e 15 marsit, e cila i mori jetën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Pas kërkesës së heqjes së imunitetit për deputetin Fatmir Mediu, sekuestrojnë bazën ligjore që ngriti "fabrikën e vdekjes". Në "sy" të ministrit aktual të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, grupi hetimor ka marrë praktikën ligjore, e cila i hapi rrugë përfshirjes së kompanive private në biznesin e demontimit të municioneve dhe tregtisë së armëve, nga arkiva. Gjithçka është përfshirë më së fundi në dosjen hetimore voluminoze. Burime nga akuza thanë dje se oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar në Ministrinë e Drejtësisë edhe komunikimin zyrtar dhe jozyrtar të ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, për këtë çështje. Fakti u konfirmua edhe nga ministri Alibeaj, gjatë një konference shtypi. "Mund t‘ju them që oficerë të policisë gjyqësore janë pritur në Ministrinë e Drejtësisë në kryerje të detyrës së tyre. Atyre u janë krijuar kushtet për të kontrolluar praktikën, arkivin e Ministrisë së Drejtësisë dhe më lejoni që të mos jap asnjë lloj të dhëne më tepër, se është punë e Prokurorisë dhe Prokuroria duhet lënë e qetë të ushtrojë funksionin e vet", u shpreh ministri. Deklarata e shefit të Ministrisë së Drejtësisë vjen disa ditë pasi opozita akuzoi ish-ministrin Bumçi se ka pasur komunikime informale me djalin e Kryeministrit, të cilin e kishte vënë në dijeni për fazën dhe detaje të hartimit të projektligjit. Por Alibeaj, duke i cilësuar këto "çështje të hetimit", nuk pranoi të komentojë, duke saktësuar se do të jetë i gatshëm të shkojë në prokurori, nëse hetuesit do të kenë nevojë për dëshminë e tij gjatë hetimit.
Roli i Bumçit
Ish-ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, ka qenë ligjërisht i detyruar të shprehej dhe për vendimin e Këshillit të Ministrave me numër 138, datë 14 mars 2007, "Për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi". Ky vendim përcaktonte që liberalizonte tregun e armatimeve në vend. Pika 3 e vendimit përcaktonte se arsenali i Forcave të Armatosura, pas negocimeve, "...i shitej kërkuesit më të parë...". Dhe i pari dhe i vetmi kërkues ishte SAC i Henrit me derivatin shqiptaro-amerikan, "Albademil". Më datën 9 mars 2007, me një shkresë me numër protokolli 1594/1, ish-ministri Bumçi firmos mendimin pozitiv dhe "votën" e tij pro, në mbledhjen e pesë ditëve më vonë në Këshillin e Ministrave, duke sugjeruar, veç të tjerash, edhe ndryshimin e një fraze në të: shprehja në anglisht "End User", të përkthehej në shqip në trajtën "përdoruesi i fundit", siç dhe është pasqyruar në tekst në pikën 4 të vendim, germa b. Një firmë ministrore që megjithatë nuk mjaftoi që Bumçi të qëndronte më gjatë ministër, pavarësisht shpresës që i kishte krijuar pikërisht kjo firmë.
Sekuestrimi i e-maileve
Disa ditë më parë, grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit sekuestroi letërkëmbimet e ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, me këshilltarin e Mediut, Plarent Ruka. Sipas burimeve nga akuza janë sekuestruar të gjitha shkresat dhe korrespodencat e mbajtura mes këtyre dy institucioneve nga dhjetori 2006 deri në fillim të marsit 2007. Gjithashtu, u thirr dhe u mor në pyetje ish-këshilltari i Fatmir Mediut, shtetasi Plarent Ruko, të cilit, gjatë kohës që po merrej në pyetje, i është komunikuar urdhri për sekuestrimin e letërkëmbimit me Alibeajn. Ish-këshilltari Ruko ka dhënë shpjegime edhe në lidhje me takimet e bëra mes tij dhe ish-drejtuesit të auditit në Kryeministri, Alibeaj. "Takimet janë zhvilluar brenda në Kryeministri, në Ministrinë e Drejtësisë dhe në lokalet e qendrës së kryeqytetit, ndërsa sa i përket letërkëmbimeve, ato kanë filluar nga dhjetori i vitit 2006 dhe janë shpeshtuar jashtëzakonisht në muajt e parë të vitit 2007", thanë burimet nga prokuroria. Sipas akuzës, këto e-maile, të cilat tashmë janë sekuestruar dhe administruar në dosjen voluminoze të çështjes së Gërdecit, ku rezulton se Alibeaj me detyrën e drejtuesit të auditit të Kryeministrisë, ofronte asistencë juridike dhe zgjidhje të problemit se çfarë duhej bërë me armët, teknikën dhe pajisjet që dilnin nga përdorimi dhe që ishin pronë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Këto biseda, mësohet se janë kryer në kohën kur kompania amerikane "Southern Ammunition Company" (SAC) kishte hyrë në negociata dhe kërkonte kryerjen e demontimit të municioneve të lehta, ku Ministria e Mbrojtjes ishte gati t‘i ofronte këtë punë me prokurim të drejtpërdrejtë.
Baza ligjore
Mungesa e bazës ligjore për të kryer këtë punë të kërkuar nga SAC-i, bëri që Ministria e Mbrojtjes të kërkojë asistencë apo ndihmë juridike nga drejtuesi i auditit në Kryeministri, Enkelejd Alibeaj. Sipas prokurorisë, në letërkëmbimet mes tyre bëhet fjalë për mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes, si pjesë e qeverisë shqiptare, duhej të lejonte nisjen e aktivitetit të SAC-it për demontim, që më pas do të niste bashkëpunimin me kompaninë shqiptare "Albademil" e drejtuar nga Mihal Delijorgji, biznesmeni tashmë i pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Sipas referimit të Alibeajt, dërguar ish-këshilltarit juridik të Ministrisë së Mbrojtjes, Ruko, që më pas rezultoi në pikën tre të Vendimit të Këshillit të Ministrave me nr. 138, të datës 14 mars 2007, ku autorizohej Ministria e Mbrojtjes që "të nxjerrë udhëzimin e hollësishëm përkatës, për kriteret teknike dhe procedurat e asgjësimit ose çmontimit a tjetërsimit të armëve e të teknikës së Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi", që realisht nga ish-ministri Mediu nuk u nxorën udhëzimet e hollësishme dhe të detajuara në lidhje me llojin e municioneve që duhej të çmontoheshin.
PJESË TË VENDIMIT
"2. Shitja e armëve, teknikës, pajisjeve, municioneve dhe lëndëve eksplozive të Forcave të Armatosura realizohet nëpërmjet ndërmarrjes MEICO, e cila zbaton çmimet e miratuara në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Armët, teknika, pajisjet, municionet dhe lëndët eksplozive, të kërkuara për përdorim ushtarak, pas negocimeve i shiten kërkuesit më të parë, duke realizuar një çmim sa më të lartë, por jo më të ulët se çmimi i miratuar në pikën 1 të këtij vendimi.
4. Blerësi duhet të plotësojë këto kushte:
a) Të jetë i licencuar në këtë fushë në vendin e origjinës;
b) Të paraqesë deklarimin e përdoruesit të fundit ose një dokument tjetër lejues për import, nga autoriteti i vendit importues".
Alibeaj: Unë autor i e-maileve për
Gërdecin, sepse kishte vakum ligjor
Ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pranoi dje publikisht se ka nisur e-maile në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes për Gërdecin, në kohën kur ai ishte në zyrën e antikorrupsionit në Kryeministri. Alibeaj, gjatë një komunikimi me mediat, sqaroi se korrespondenca e shkëmbyer mes internetit ka qenë në kuadër të këshillimeve, pasi legjislacioni ka pasur vakume dhe duhej të plotësohej. "Kam nisur e-maile në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi kam dhënë asistencë juridike për ligjin që po bëhej për Gërdecin. Nuk kam gabuar, pse kam nisur e-mailet, pasi nuk kam bërë asnjë veprim antiligjor. Këshillimet kanë qenë puna jonë" ka thënë ai, duke deklaruar prerë se nuk beson të ketë gabuar. "Modestisht mund të pranoj se jam jurist që s‘pranon të ketë gabuar, sidomos në këtë rast. Puna është bërë në mënyrë serioze dhe sot do të jepja një këshillë", ka thënë më tej Alibeaj. Kreu i Drejtësisë, është shprehur i gatshëm të japë sqarime, që mund të jenë të nevojshme në prokurori, lidhur me këtë çështje. Pyetjes se, nëse është i hapur për të qenë pjesë e sqarimeve në Prokurori për tragjedinë e ndodhur, Alibeaj i është përgjigjur pa hezitim: Po. "Nuk duhet të diskutohen të tilla pyetje. Çdokush në këtë shtet që është nën mbretërinë e ligjit, duhet të ofrohet për të dhënë sqarime ndaj çdo procedure hetimore që mund të bëhet. Kjo do të rrisë marrëdhënien e besimit që prokuroria duhet të gëzojë ndaj publikut" ka shtuar ai, duke folur edhe për marrëdhënien me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Ina Rama. Marrëdhënie që ai i ka quajtur normale dhe korrekte si me të gjitha institucionet.