E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deportohet si klandestin, arrestohet hajduti

Kakavije- Riatdhesohet si klandestin pas kater vitesh qendrimi ne Greqi, arrestohet ne Kakavije si i kerkuar dhe i denuar per vjedhje. Burime zyrtare te policise se Gjirokastres thane dje se kapen ne dogane pas depertimit Nadir Zyken 35 vjec, banues ne Selenice te Vlores, i denuar me 1 vit e 6 muaj burg nga gjykata ne mungese. Kerkimi eshte shpallur nga Policia e Vlores, kurse gjykata, me vendim nr. 363, date 1 qershor 2005, e ka denuar me burgim. Diten e djeshme, rreth ores 10:00, policia helene e ka riatdhesuar ne Kakavije, pasi Zyka qendronte ne vendin fqinj prej kater vitesh si klandestin pa dokumente. I ndaluari i eshte dorezuar Policise se Vlores me qellim vuajtjen e denimit te dhene nga drejtesia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›