Kufome tjeter ne rruge, punetor ndertimi
FIER- Trupi i nje te moshuari eshte gjetur pothuajse i pajete nga kalimtaret ne rruget kryesore te qytetit te Fierit, ndersa ka nderruar jete pak minuta pasi eshte derguar ne spital. Viktima, i identifikuar vetem ne mbremje si Taullah Koci, 57 vjec, banues ne kete qytet, ka pasur demtime te organeve te brendshme, duke lene te kuptohet prej eksperteve, se shkak ka qene nje renie nga lartesia, kurse te dhenat e para flasin per nje punetor ndertimi. Ne trup jane gjetur rroba pune me llac e gelqere. Burime zyrtare te policise, konfirmuan se viktima eshte gjetur ne gjendje te rende shendetesore buze rruges, ndersa ka rene nga lartesia e nje pallati ne ndertim ne lagjen "Kryengritja" mesditen e djeshme. Policia ka nisur hetimet per te sqaruar rrethanat dhe nese ka pasur shkelje te rregullave te sigurise ne pune. Telefonata ne sallen operative eshte bere rreth ores 12:00 te mesdites se djeshme, kurse i ndjeri ka mbetur i paidentifikuar per mese tete ore. Policia tha se viktima ishte me floke te thinjur dhe te rene pak, ne pjesen e perparme te kokes, pa dhembe ne goje, i veshur me bluze ngjyre te zeze me vija jeshile poshte saj, ka nje fanelle ne ngjyre gri, pantallona stof ne ngjyre te zeze, me vija te bardha, ne to ka njolla llaci dhe ne xhepin e pantallonave ka nje pale celesa motori. Trupi eshte derguar ne Morg, kurse grupi hetimor ka mundur qe pas verifikimeve te gjeje familjaret dhe te identifikoje te ndjerin, qe njihej ne qytet si usta ndertimi. Per te mundesuar identifikimin e kufomes policia e Fierit kishte lene telefonat e kontaktit.