Plumb pas koke 38-vjecarit
Pogradec- Ekzekutohet me plumb pas koke 38-vjecari, mister autoret e krimit. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnates se premte ne bulevardin kryesor te qytetit liqenor te Pogradecit, kurse autori eshte arratisur pa lene asnje gjurme ne vendngjarje. Viktima eshte identifikuar si Festim Cekici, banues ne fshatin Starove, pak kilometra larg qytetit. Trupi u gjet nga uniformat blu pas te shtenes se degjuar nga kalimtaret, ne rrugen kryesore te lagjes "1 Maji". Dergimi ne spital ka qene i kote, pasi plumbi i kishte tejshpuar koken te ndjerit, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjehershme. Sipas hetimeve paraprake te policise, rezulton se shkak mund te kene qene borxhet e te ndjerit dhe humbja e shumave te medha ne lojerat e fatit, kryesisht ne kazino. Gjithsesi nuk ka ende nje te ndaluar apo piste zyrtare, pasi hetohet edhe ne versionin e nje konflikti te castit apo hakmarrjeje per ndonje ngjarje te vjeter.
Grupi i eksperteve te Komisariatit te Pogradecit qe shkoi ne vendngjarje, konstatoi se ne trupin e Festim Cekicit kishte vetem nje plage plumbi ne koke, e shkaktuar nga nje predhe pistolete. Mesohet se i riu eshte ekzekutuar pikerisht ne mes te bulevardit, kur ka qene duke ecur i vetem ne rruge. Policia mohoi pisten e vrasjes ne nje tjeter vend dhe hedhjen e trupit ne shesh, pasi ne vendngjarje kufoma u gjet ne nje pellg gjaku.
Kane qene kalimtaret qe e kane gjetur te vdekur trupin e pajete te 38-vjecarit ne bulevard, ndersa me pas kane shkuar forca te shumta policie, qe rrethuan vendngjarjen dhe bllokuan hyrje-daljet e qytetit. U shoqeruan edhe disa persona si te dyshuar, por pas marrjes ne pyetje u lane te lire. Nga hetimi i kryer rezulton se i ndjeri ishte i dhene pas lojes ne kazino dhe mund te kete humbur shume leke. Por grupi hetimor nuk perjashtoi edhe pistat e tjera. Ne pyetje jane marre dhe familjaret, por ende nuk ka nje emer personi si i dyshuar. Hetohet edhe pista e nje vrasje te mundshme me pagese, pasi autori ka qene profesionist dhe nuk ka gabuar shenjester. Agjentet po hetojne rreth vendeve qe frekuentonte shpesh viktima, aktivitetit te tij te meparshem, konflikteve gjate diteve te fundit dhe nese ka pasur borxhe te medha qe mund te conin deri ne nje ekzekutim makaber ne mes te qytetit. Policia ka ngritur per momentin akuzen e "vrasjes me dashje", por edhe provat mesohet se jane te pakta ne vendngjarje.