E Diel, 1 Nëntor 2026

Depozitat e arit, në muajin gusht vlera arriti në 4.787 milionë lekë



Gjatë muajit gusht 2008, vlera e arit të vendosur në depozitat e Bankës Qendrore ishte 4,787 milionë lekë, kundrejt një muaji më parë që shënoi 4,792 milionë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë, në raportin e publikuar dje mbi statistikat e rezervave valutore, Ari është vlerësuar me kursin e këmbimit fiks të Londrës në datën e bilancit. Më 29 gusht 2008, një onz ar u vlerësua me 836.50 usd, ndërkohë që në korrik 2008 ishte 912 usd. Ari dhe metale të tjera të çmuara të përfshira në aktive në monedhë vendase prej 2,297 milionë lekë, përfshin gjendjet e platinit dhe të argjendit në kasafortë, të vlerësuara me kursin e këmbimit fiks të Londrës në datën e bilancit, me një shumë totale prej 200 milionë lekë më 29 gusht 2008.

Bonot e thesarit dominojnë tregun me pakicë të letrave me vlerë

Tregu me pakicë i letrave me vlerë të qeverisë gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2008 u dominua në masën 97.37 për qind nga transaksionet në instrumente afatshkurtra (bono thesari) dhe 2.63 për qind nga instrumente afatgjata (obligacione). Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, peshën më të madhe të transaksioneve në tregun me pakicë të letrave me vlerë të qeverisë për periudhën janar-qershor të vitit 2008, e zunë "shitjet nga portofoli i ndërmjetësit financiar" me 39.56 për qind dhe vendin e dytë "blerje në tregun primar" me 31.30 për qind kundrejt volumit të përgjithshëm. Për nga numri i transaksionit sipas llojit të investitorëve (individëve apo persona juridikë), shihet se në peshë specifike më të lartë janë investitorët individë me 98.22 për qind të totalit të transaksioneve në këtë treg.

5 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›