E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozitat u rritën me 1.2 për qind

Statistikat

Depozitat në sistemin bankar shqiptar kanë pësuar rritje reale prej vetëm 1.2 përqindësh në nëntor të vitit të kaluar në krahasim me një vit më parë, bëhet e ditur nga një raport i Bankës së Shqipërisë.
“Zhvillimet në stokun e depozitave e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit shfaqin përmirësim të vazhdueshëm të gjendjes së depozitave të sistemit, të cilat në muajin nëntor rezultuan 1.2 për qind më të larta në terma vjetorë, krahasuar me reduktimin e këtij stoku prej më shumë se 6 përqindësh në fund të gjysmës së parë të vitit. Kontributin më të lartë në zgjerimin e tij e kanë dhënë depozitat në lekë, të cilat kanë vijuar të rikthehen në sistem më shpejt se depozitat në valutë”, thuhet në raport. Ky është ritmi më i ulët i rritjes së depozitave në sistemin bankar shqiptar, për më shumë se një dekadë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›