E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, 27-vjeçarja nga Dajti pi fostoksinë

• TIRANE - Vetëhelmohet me fostoksinë në banesën e saj 27-vjeçarja nga fshati Qesarak i komunës së Dajtit.Policia nuk ka bërë të ditur ende motivet e sakta të ngjarjes, por ka pohuar se viktima ka qenë në gjendje depresioni. Miranda Sulçe, 27 vjeçe, banuese në fshatin Qesarak të komunës së Dajtit, vetëm 4 km nga qendra e Tiranës, ka mbërritur në Spitalin Ushtarak në kryeqytet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është dërguar nga të afërmit e saj në spital me urgjencë. Sipas deklarimeve të tyre, tek mjekët 27-vjeçarja kishe konsumuar një kokërr fostoskine, çka sipas burimeve i ka shkaktuar asaj marrje mendsh, humbje të ndërgjegjes, gjendje të fikti etj. 27-vjeçarja është gjetur vetëm në një nga dhomat e shtëpisë së familje Sulçe, të cilët më pas e kanë nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak me urgjencë, me qëllim për të shpëtuar njeriun e tyre nga helmimi. Vetë kjo e fundit në spital mësohet se ka mundur të pohojë se ishte vetëhelmuar, por nuk ka përmendur ndonjë shkak të mundshëm. Ndërkaq vetëm pak minuta pas mbërritjes së vajzës 27-vjeçare në spital, kanë mbërritur edhe hetues dhe efektivë të policisë së komisariatit nr.4, që kanë nisur hetimin e shkaqeve të vetëhelmimit të saj. Familjarët kanë pohuar përpara policisë se nuk dinin ndonjë motiv të saktë të veprimit të saj, apo të ketë pasur ndonjë shqetësim. Gjithsesi hetuesit dyshojnë se si shkak i vetëvrasjes së saj mund të ketë qenë ndonjë mosmarrëveshje apo grindje në familje. Ndërkaq hetuesit dyshimet më të mëdha për ngjarjen i kanë drejtuar te ndonjë konflikt i saj për motive xhelozie. Gjithsesi një version i tillë nuk është pranuar nga familja, ndërsa policia si version të sajin ka publikuar atë të vetëhelmimit për shkak të gjendjes së depresionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›