Fishekët e blerë për skrap u shitën në Kabul
• Afera e Gërdecit nuk mbaron me faktin se reparti, veç përfitimit të skrapit nga gëzhojat, ka shërbyer edhe për trafik armatimi.Fitimi disafish me fishekët e skrapitFitimi duket ua ka zënë sytë njerëzve që organizuan Gërdecin, pasi ka qenë i dyfishtë. Ja përse. Eshtë koha kur katastrofa u ka zgjidhur gjuhën edhe atyre që dinë fakte, por kanë pasur frikë. Këtë radhë dëshiron të flasë një zyrtar i lartë i ushtrisë, që natyrshëm nuk do të identifikohet. Thotë se vrima e zezë është më e madhe, shumë më e madhe. Sipas tij, Delijorgji dhe MEICO kanë luajtur pikërisht me faktin se nëpër duar, sipas një plani të përllogaritur më parë, ose krejt rastësisht, kanë pasur 100 milionë fishekë “Kallashnikovi” të destinuar për skrap. Sipas të njëjtit, këta fishekë i ishin marrë shtetit përmes marrëveshjes zyrtare me çmimin 5 USD për 1000 copë. Porse në të njëjtën kohë amerikanët kishin rënë dakord që të merrnin legalisht për në Afganistan një sasi fishekësh me çmimin fantastik prej 40 USD për 1000 copë (fillimisht çmimi kishte qenë 22 USD për 1000 copë, por më pas me ndërhyrjen e MEICO-s dhe Delijorgjit, kishte shkuar në 40 USD për 1000 copë). Këtu ka lindur edhe makutëria, apo futja e dhunshme në zinxhirin e tregtisë së ligjshme të të tjerëve dhe shumëfishimi i fitimit. Por si realizohej ky proces dhe në çfarë raporti rrinte përballë tregtisë së ligjshme që shteti ynë përmes MEICO kryente bashkë me kompaninë amerikane për të dërguar fishekë në Afganistan? Rrëfimi“Në depot e Gërdecit MEICO dhe Delijorgji kishin ngritur një linjë të posaçme që mbahej e fshehtë”, rrëfen ushtaraku i logjistikës. Sipas tij pjesa më e madhe e municioneve për demontim në Gërdec, pasi pastrohej e ambalazhohej, kalonte për shitje si fishek luftarak. Ai tregon se ka pasur dijeni për këto operacione që realizoheshin në një qark të mbyllur e në supervizionin e njerëzve të MEICO-s dhe atyre të Delijorgjit. Sipas të njëjtit, me fishekët që trafikoheshin në fabrikën e Gërdecit merrej një numër i vogël punëtorësh. Ushtaraku i logjistikës thotë se ata kryenin një proces disi komod në krahasim me të tjerët që bënin çmontimin e municioneve. Fishekët e ardhur në depo nga repartet e ndryshme, nxirreshin nga arkat prej druri, pastroheshin me naftë dhe riambalazhoheshin në arka të tjera prej kartoni. Më tej, ato ngarkoheshin në fshehtësi në mjete transporti dhe shkonin në Rinas nga ku me një avion të posaçëm transportoheshin për në Kabul. Interesimit të gazetës për sasinë e fishekëve që janë trafikuar në këtë mënyrë, zyrtari i komandës ushtarake iu përgjigj se me saktësi nuk mund të pohojnë një shifër konkrete, por theksoi se fshehtësia dhe nxitimi në kryerjen e këtij transaksioni të linte të kuptoje se ishte një sasi e madhe. Përfitimi i shumëfishtëGjithçka në këtë trafik synonte përfitimin, më saktë shumëfishimin e tij. I pyetur për vlerat që përfitoheshin në këtë rast ushtaraku i logjistikës, pranoi të zbardhë skemën e ngritur për këtë qëllim. Sipas kësaj skeme, Delijorgji me ndihmën e zyrtarëve të MEICO-s është futur në linjën legale të tregtisë së fishekëve në Afganistan duke zhvendosur biznesmenin tjetër shqiptar K. Trebicka dhe duke futur në këtë linjë produktin e vet, pra fishekët e “Kallashnikovit” që kishte marrë nga shteti për demontim në vlerën 5 USD për 1000 copë. Pra duke u futur në këtë linjë thuajse forcërisht, fitimi i tij me fishekët e skrapit, të futur në linjën e Afganistanit si të saktë, shumëfishohej, nëse do e marrim si të mirëqenë mënjanimin e biznesmenit Trebicka. Pra MEICO e Delijorgji u merrte amerikanëve 40 USD për 1000 copë, nga 5 për 1000 që i kushtonte produkti i vet. Kështu 100 milionë fishekët e “Kallashnikovit” të marrë për skrap me anë të kontratës së kompanisë amerikane “Southern Ammunition CO” janë shitur si fishekë të saktë të Afganistan, duke krijuar detyrimisht një deficit në sasinë e përftuar të skrapit. Sipas ushtarakut, këtu shpjegohet edhe fakti se të njëjtët nxituan të hartonin një kontratë të dytë me predhat e rënda të artilerisë, me qëllim që të zëvendësonin në kohë sasinë e parealizuar të skrapit. Një nxitim që rezultoi katastrofik. Trebicka: Pazaret e MEICO-s dhe Delijorgjit në tregtinë e fishekëve“Topi është imi, penalltinë e gjuaj vetë”. Kjo batutë nga një film i vjetër artistik ka gjetur zbatim në aferën e municioneve drejt Afganistanit. Natyrshëm që “topi” i përfitimit ishte në këmbët e Ylli Pinarit dhe shefave të tij në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo del të paktën pas dëshmive të biznesmenit Kosta Trebicka, por edhe të dëshmisë më të fundit të funksionarit të Ministrisë së Mbrojtjes që “Panorama” po publikon në numrin e sotëm. Biznesmeni Trebicka, i kontaktuar nga një kompani amerikane që bënte tregti legale fishekësh me Afganistanin, kontakton ndërmarrjen shqiptare MEICO, që është në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Bien dakord që të bëhej tregtia e 100 milionë fishekëve “Kallashnikovi” nga Rinasi, pasi të ambalazhoheshin më parë në të tjera kuti. Por në momentin kur gjithçka ishte gati, Pinari i tregon Trebickës një dokument ku i bën të ditur se në mes duhet të futet edhe një partner i tretë, firma “Evdin”, përmes së cilës duhet të bëhej tregtia me amerikanët. Shuma fillestare e ofruar nga Pinari dhe “Evdin” ishte 22 USD për 1000 copë fishekë. Trebicka nuk pranon të firmosë me “Evdin”, por gjithsesi tregtia starton. Në këtë moment Trebicka kontaktohet nga drejtuesi i kompanisë amerikane “AEY”, Efraim Deviroli, që i thotë se fishekët ishte duke i blerë edhe më shtrenjtë, me 40 USD për 1000 copë. Pra në mes ishte futur edhe një përfitues i katërt. Amerikani Deviroli detyrohet të vijë në Tiranë në një kohë që ministri Mediu nuk i jep një zgjidhje Trebickës. Në një ambient të panjohur, në shoqërinë e Pinarit, Delijorgjit dhe një tjetër personi, Devirolit i kërkohet të firmosë që fishekët t’i shiteshin për shumën 26 USD për 1000 copë, ndërsa 14 USD do i paguheshin Delijorgjit në mënyrë që sërish të plotësohej totali prej 40 USD për 1000 copë. Sipas Trebickës këtë shifër Mediu dhe Pinari po ia merrnin amerikanëve të “AEY” nëpërmjet “Evdin”. Këtu këputen edhe shpjegimet e biznesmenit Trebicka. Por gjithsesi sqarohet se në mes të aferës ndërhyri edhe Delijorgji të merrte pjesën e vet, pra 14 USD për 1000 fishekë të tregtuar. Kohë kur në repartin e tij të demontimit në Gërdec kishte gjendje po 100 milionë fishekë “Kallashnikovi”, aq sa u duheshin amerikanëve të “AEY”. Idrizi: Si zbulova evazionin e Delijorgjit në 2004Ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave në vitin 2004, Shpëtim Idrizi, tregon arsyet e penalizimit të Delijorgjit për evazion doganor. Sipas tij, e njëjta skemë e bërë atëherë me skrapin, ka funksionuar dhe tani. Një pjesë e municionit nuk shkatërrohej, por shitej jashtë dhe paratë e saj depozitoheshin në firmën fantazmë nga Qipro. aristir lumeziZoti Idrizi, ju keni qenë drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare kur keni çuar për procedim penal Mihal Delijorgjin për evazion fiskal. Cili ka qenë historiku i kësaj firme me institucionet e fiskut shqiptar?“Përparimi sh.a.” njihet nga të gjithë si një nga kompanitë më problematike, e cila vazhdimisht ka pasur probleme me detyrimet ndaj shtetit. Nisur nga ky historik, mendoj se Ministria e Mbrojtjes nuk duhet ta kishte përfshirë atë në një proces kaq të ndërlikuar siç është ai i demolimit dhe i paketimit të municioneve luftarake. Për çfarë u akuzua Delijorgji nga ju në vitin 2004?Delijorgji kishte fituar një tender përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes për skrap të tankeve apo makinerive të tjera. Sipas kontratës ai kërkonte të merrte nga regjimi doganor shqiptar, regjimin e përpunimit pasiv, që do të thotë, që këtë sasi skrapi që merrte duhet ta çonte në një ndërmarrje të caktuar jashtë vendit, ta shkrinte dhe në raport me këtë, do të përfitonte një sasi hekuri e cila kur hynte në territorin shqiptar nuk zhdoganohej dhe nuk tatohej si hekur, por trajtohej si nënprodukt i skrapit pas përpunimit.Deri këtu çdo gjë ishte sipas kontratës?Por si një njeri i njohur në këto manovrime, Delijorgji deklaronte se do e çonte mallin në Qipro, kurse importi drejt Shqipërisë i hekurit bëhej përmes një kompanie italiane. Kjo na bëri që ta shikojmë çështjen më thellë. Së bashku me shërbimet që na asistonin në atë kohë, si “Cam Albania”, dhe bazuar dhe në dokumentacionin e ardhur nga autoritetet tatimore italiane, vërtetohej se për realizimin e këtij transaksioni, përdorej si referencë një firmë qipriote.Mendoni se edhe në rastin konkret, Delijorgji të ketë përdorur të njëjtën skemë përmes kompanisë qipriote?Jam shumë i sigurt se e njëjta skemë është përdorur edhe me rastin më të freskët, atë të Gërdecit. Duke i lënë të njëjtës kompani të drejtën edhe të demontimit edhe të paketimit të municionit për në Afganistan, Delijorgji ka pasur hapësirën e mundshme të kryente transaksione të paligjshme. Një pjesë e këtij municioni mund të mos jetë demontuar fare por ka kaluar direkt në eksport nëpërmjet Delijorgjit, që bënte dhe demontimin dhe paketimin e municioneve. Besoj se ka qenë mjaft e mundshme që armatimi të vinte në të ashtuquajturën fabrikën e llamarinave të Delijorgjit, të mos kalonte fare në procesin e demontimit, të paketohej dhe të nisej për eksport. Në atë makinerinë që ndante fishekët, municioni i mirë nisej për shitje në treg për llogari të firmës amerikane. Këto duhet të jenë një pistë e mirë e hetimit të Prokurorisë nëse dëshiron të zbardhë të gjithë mekanizmin korruptiv të kësaj çështjeje me përmasa tragjike. Sa e mundshme është zbulimi i këtij transaksioni e cili mund të ketë pak dokumente komprometues?Duke u nisur nga precedenti që “Përparimi sh.a.”, ka përdorur me rastin e skrapit, skema duket se është e njëjtë, gjithnjë përmes kompanisë së Qipros. Ky transaksion nuk mund të zbulohej, sepse në këtë rast kompania amerikane paratë për armatimet ia lëvronte firmës në Qipro me sa di unë 40 dollarë për arkë. Kështu që nuk ia faturonte direkt ndërmarrjes “Meico” që të kuptohej se një pjesë e armatimit nuk është demontuar, por është shitur si i tillë. Mos zbulimi i këtij abuzimi ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të tatimeve dhe doganave, për shkak të implikimit të zyrtarëve të lartë dhe mbrojtjes së Delijorgjit prej tyre.Ka deklarata që tatimet nuk mund të ndërhynin në një aktivitet që zhvillohej në fushën e mbrojtjes. Sa qëndron një gjë e tillë? Kompania edhe pse punonte me material ushtarak është e regjistruar në Tatim-Taksa. Ajo duhej të kishte deklaruar ndryshimin e vendndodhjes së saj si detyrim ligjor. Këtë veprimtari kompania e kryente mbi bazën e disa tarifave, të cilat duhet të deklaroheshin në bilancet vjetore ekonomike të kompanisë. Nga ana tjetër, është detyrim ligjor që agjentët tatimorë të kenë të evidentuar të gjitha aktivitetet që zhvillohen në zonën që mbulojnë. Prandaj më shumë unë këtë mos evidentim e lidh me implikimin e zyrtarëve të lartë që i kishin dhënë Delijorgjit mbështetje të plotë. Zoti Idrizi, ju keni qenë drejtor i Përgjithshëm i Doganave shqiptare kur keni çuar për procedim penal Mihal Delijorgjin për evazion fiskal. Cili ka qenë historiku i kësaj firme me institucionet e fiskut shqiptar?“Përparimi sh.a.” njihet nga të gjithë si një nga kompanitë më problematike, e cila vazhdimisht ka pasur probleme me detyrimet ndaj shtetit. Nisur nga ky historik, mendoj se Ministria e Mbrojtjes nuk duhet ta kishte përfshirë atë në një proces kaq të ndërlikuar siç është ai i demolimit dhe i paketimit të municioneve luftarake. Për çfarë u akuzua Delijorgji nga ju në vitin 2004?Delijorgji kishte fituar një tender përsëri në Ministrinë e Mbrojtjes për skrap të tankeve apo makinerive të tjera. Sipas kontratës ai kërkonte të merrte nga regjimi doganor shqiptar, regjimin e përpunimit pasiv, që do të thotë, që këtë sasi skrapi që merrte duhet ta çonte në një ndërmarrje të caktuar jashtë vendit, ta shkrinte dhe në raport me këtë, do të përfitonte një sasi hekuri e cila kur hynte në territorin shqiptar nuk zhdoganohej dhe nuk tatohej si hekur, por trajtohej si nënprodukt i skrapit pas përpunimit.Deri këtu çdo gjë ishte sipas kontratës?Por si një njeri i njohur në këto manovrime, Delijorgji deklaronte se do e çonte mallin në Qipro, kurse importi drejt Shqipërisë i hekurit bëhej përmes një kompanie italiane. Kjo na bëri që ta shikojmë çështjen më thellë. Së bashku me shërbimet që na asistonin në atë kohë, si “Cam Albania”, dhe bazuar dhe në dokumentacionin e ardhur nga autoritetet tatimore italiane, vërtetohej se për realizimin e këtij transaksioni, përdorej si referencë një firmë qipriote.Mendoni se edhe në rastin konkret, Delijorgji të ketë përdorur të njëjtën skemë përmes kompanisë qipriote?Jam shumë i sigurt se e njëjta skemë është përdorur edhe me rastin më të freskët, atë të Gërdecit. Duke i lënë të njëjtës kompani të drejtën edhe të demontimit edhe të paketimit të municionit për në Afganistan, Delijorgji ka pasur hapësirën e mundshme të kryente transaksione të paligjshme. Një pjesë e këtij municioni mund të mos jetë demontuar fare por ka kaluar direkt në eksport nëpërmjet Delijorgjit, që bënte dhe demontimin dhe paketimin e municioneve. Besoj se ka qenë mjaft e mundshme që armatimi të vinte në të ashtuquajturën fabrikën e llamarinave të Delijorgjit, të mos kalonte fare në procesin e demontimit, të paketohej dhe të nisej për eksport. Në atë makinerinë që ndante fishekët, municioni i mirë nisej për shitje në treg për llogari të firmës amerikane. Këto duhet të jenë një pistë e mirë e hetimit të Prokurorisë nëse dëshiron të zbardhë të gjithë mekanizmin korruptiv të kësaj çështjeje me përmasa tragjike. Sa e mundshme është zbulimi i këtij transaksioni e cili mund të ketë pak dokumente komprometues?Duke u nisur nga precedenti që “Përparimi sh.a.”, ka përdorur me rastin e skrapit, skema duket se është e njëjtë, gjithnjë përmes kompanisë së Qipros. Ky transaksion nuk mund të zbulohej, sepse në këtë rast kompania amerikane paratë për armatimet ia lëvronte firmës në Qipro me sa di unë 40 dollarë për arkë. Kështu që nuk ia faturonte direkt ndërmarrjes “Meico” që të kuptohej se një pjesë e armatimit nuk është demontuar, por është shitur si i tillë. Mos zbulimi i këtij abuzimi ka ardhur për shkak të mosfunksionimit të tatimeve dhe doganave, për shkak të implikimit të zyrtarëve të lartë dhe mbrojtjes së Delijorgjit prej tyre.Ka deklarata që tatimet nuk mund të ndërhynin në një aktivitet që zhvillohej në fushën e mbrojtjes. Sa qëndron një gjë e tillë? Kompania edhe pse punonte me material ushtarak është e regjistruar në Tatim-Taksa. Ajo duhej të kishte deklaruar ndryshimin e vendndodhjes së saj si detyrim ligjor. Këtë veprimtari kompania e kryente mbi bazën e disa tarifave, të cilat duhet të deklaroheshin në bilancet vjetore ekonomike të kompanisë. Nga ana tjetër, është detyrim ligjor që agjentët tatimorë të kenë të evidentuar të gjitha aktivitetet që zhvillohen në zonën që mbulojnë. Prandaj më shumë unë këtë mos evidentim e lidh me implikimin e zyrtarëve të lartë që i kishin dhënë Delijorgjit mbështetje të plotë. Prokuroria thërret të dëshmojë punëtorin që paketoi fishekëtTIRANE – Ish-punëtori i fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në Gërdec, Shkëlqim Prini, thirret në Prokurori për të dëshmuar rreth paketimit të fishekëve dhe nisjes së tyre në drejtim të Durrësit. Dy ditë më parë ai ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën “Panorama”, ku tregoi se në fabrikën e demontimit në Gërdec ishin ngarkuar në kamionë fishekë të rregullt kallashnikovi, të cilët ishin nisur më pas me kamionë në drejtim të Durrësit. Pas publikimit të kësaj dëshmie në gazetën “Panorama”, mësohet se Prokuroria i ka komunikuar dje Shkëlqim Prinit thirrjen për të dëshmuar para grupit hetimor të çështjes. Mësohet se kjo dëshmi do të dokumentohet në linjën e hetimit rreth tregtisë dhe trafikut të municioneve për të cilën Prokuroria filloi hetimet dy ditë më parë, pasi në media u bënë publike disa përgjime telefonike që hidhnin dyshime për ekzistencën e këtij fenomeni. Sipas përgjimeve, duket se drejtuesi i ndërmarrjes “Meico” kishte anashkaluar firmën “Xhoi” me pronar Kosta Trebickën të kontraktuar nga kompania amerikane AEY, që zotëronte tenderin e rregullt. “Meico” kishte futur në lojë një biznes tjetër shqiptar për paketimin e fishekëve, ndërsa dyshohet se ky biznes është pikërisht ai që zotëronte edhe fabrikën e demontimit në Gërdec. Pas hyrjes në lojë të këtij biznesi shqiptar, municionet është tentuar t’i shiten kompanisë amerikane AEY përmes një subjekti në Qipro, që i merrte fishekët me çmim 22 dollarë për kuti dhe i shiste me 40 dollarë për kuti. Prokuroria deklaroi se në hetimet e saj për trafikun apo tregtinë e parregullt të armëve, do të verifikojë vërtetësinë e përgjimit dhe fakteve të publikuara në shtyp si dhe do të marrë në pyetje një sërë dëshmitarësh për të verifikuar autenticitetin e të dhënave. Në këtë kuadër po pyeten edhe ish-punëtorët e fabrikës së Gërdecit lidhur me procesin e paketimit të fishekëve. t.SProkurorër zbresin pas një jave në kraterin e vdekjeSGrupi hetimor i dosjes “Gërdeci” hyri dje në vendin e ngjarjes. Fatos Mahmutaj Një grup special i përbërë nga prokurorë e hetues të Prokurorisë së kryeqytetit; ekspertë të Kriminalistikës të Ministrisë së Brendshme; oficerë të policisë së Tiranës; specialistë të shpërthimeve të RENEA-s; specialistë të lëndëve plasëse dhe armatimit; specialistë të repartit “Xhenio”; përfaqësues të Policisë Ushtarake; ekspertë të ushtrisë; të gjithë të kryesuar nga prokurori kryeqytetas Arben Dollapaj, mbërritën dje në vendngjarje për të analizuar nga afër situatën dhe për të mbledhur prova. Rreth orës 11:00, grupi special i hetimit mbërriti në vendin e shpërthimit dhe nisi mbledhjen e provave. Të parat sende që tërhoqën vëmendjen e grupit hetimor ishin disa fatura të shpërndara, të baltosura dhe copëtuara. Këto u gjetën në rrënojat e pakta që kishin mbetur në vendin ku përkonte zyra e drejtorit të kompanisë, Dritan Minxolli. Mes baltës gjendeshin fatura të elektrikut, ujësjellësit, libreza pune, një fjalor shqip-anglisht, një portofol disqesh dhe fatura të ndryshme, pjesë të cilat u mblodhën një nga një prej hetuesve. Ajo që të binte më shumë në sy ishin detalet e shumta të automjeteve dhe makinerive të çmontimit të fishekëve të kalibrave të vegjël, të shkatërruara tërësisht.Fatura Gjetja më interesante në vendngjarje, plot një javë pas tragjedisë së rëndë, ishte një faturë 110 mijë USD, pagesë e kryer nga “Alba Demil”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Provat e djeshme të mbledhura nga Prokuroria iu bashkëngjitën dokumenteve të gjetura nga ushtria, me të cilat pohohet se është krijuar një tablo e plotë e veprimeve që kryheshin në fabrikë. Mbi mbetjet e një arke predhash ndodhej kapaku i fundit i një blloku shënimesh me disa shumëzime dhe një stilolaps i përbaltur, që tregonin llogaritë e papërfunduara të Gërdecit. Koha e keqe, me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë, u bë pengesë për ekspertët të punonin për dokumentimin e plotë të vendngjarjes. Kjo u bë shkak që rreth një orë më vonë, pasi u këqyr nga të gjitha anët vendi i tragjedisë, grupi hetimor të mblidhej në rrënojat e banesës së Qemal Deliut për të dokumentuar procesin hetimor. Më parë Prokuroria e kryeqytetit e kishte këqyrur vendngjarjen nga helikopteri, ndërsa dje grupi hetimor i drejtuar nga Dollapaj ishte pajisur me një foto satelitore të zonës, bërë vetëm pak ditë para shpërthimit, ku tregohej qartë vendndodhja e objekteve. Ndërhyrja Edhe pse dje kishte kaluar plot një javë nga shpërthimi, në disa pika ende vazhdonte të dilte tymi i objekteve që vazhdonin të digjeshin. Kjo duke shtuar rrezikun e djegoreve të shpërndara në sipërfaqe dhe në masën e shtresës 15 metër të inerteve që ka mbuluar krejt zonën, përbën rrezik për grupin hetimor. Ekspertët e OKB-së që udhëtuan dje drejt Gërdecit qëndruan përballë, rreth 150–200 metër larg. Duke vlerësuar vendngjarjen, mësohet se ata kishin pohuar se do duhej rreth një muaj e gjysmë punë nga Prokuroria për të mbledhur të gjitha provat e vendngjarjes. Ndërsa momenti i ndërhyrjes në vendin e shpërthimit për të mbledhur provat, sipas tyre, kërkonte të paktën dy javë kohë, gjatë të cilës do pastrohej vendi nga lëndët e rrezikshme shpërthyese. Gjithsesi, duke i marrë parasysh këto rreziqe, grupi special hetimor i kreu matjet paraprake dhe fiksoi një pjesë të konsiderueshme të provave. Mëngjesin e sotëm pritet që grupi special, nën drejtimin e prokurorit Dollapaj të rinisë punën, që mendohet se do të vazhdojë për më tepër se një muaj. Prokuroria: 6 hetues të FBI të mërkurën mbërrijnë në Tiranë për dosjen “Gërdeci” TIRANE – Byroja Federale e Hetimeve, FBI, pranoi kërkesën e Prokurorisë shqiptare për të ndihmuar me gjashtë ekspertë të saj hetimet për tragjedinë e Gërdecit. Zëdhënësja e Prokurorisë së Përgjithshme, Holta Zhiti, konfirmoi dje se autoritetet amerikane kanë dërguar konfirmimin zyrtar në adresë të institucionit shqiptar të akuzës. Në këtë mënyrë pritet që ditën e mërkurë të javës së ardhshme, gjashtë ekspertë të FBI-së të mbërrijnë në Tiranë, e më pas të fillojnë veprimet konkrete hetimore në Gërdec lidhur me shkaqet dhe rrethanat e tragjedisë. “Në përgjigje të kërkesës së Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, drejtuar për ndihmë autoriteteve të SHBA-ve për hetimet lidhur me ngjarjen e fshatit Gërdec, sot mbërriti konfirmimi zyrtar. FBI ka miratuar ardhjen e gjashtë ekspertëve, të cilët do të ndihmojnë në identifikimin e kufomave si dhe në këqyrjen dhe analizimin e vendit të ngjarjes”, tha zëdhënësja e Prokurorisë. Sipas saj, ekspertët e FBI-së pritet të bëjnë një studim të plotë kriminalistik të vendit të ngjarjes ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, që shkaktoi tragjedinë mesditën e 15 marsit. Prokuroria tha se ekspertët e përcaktuar nga FBI për të ardhur në Tiranë janë marrë me çështje të ngjashme dhe janë të specializuar në këtë fushë. Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë ndodhen ende tre kufoma të paidentifikuara, ndërsa pritet që mbërritja e specialistëve të FBI-së të ndihmojë në zbulimin e identitetit të tyre. Po kështu hetuesit e FBI-së të specializuar dhe me eksperiencë në hetimin e ngjarjeve të ngjashme, pritet të bëjnë një raport kriminalistik të hollësishëm pasi të kenë verifikuar me imtësi vendin ku ndodhi shpërthimi në fshatin Gërdec. tr.soQeni “ndihmon” zbulimin e kufomave në GërdecTIRANE - Zbuluesi i të gjitha kufomave brenda fabrikës së Gërdecit është një qen. Nuk është i llojit “pastor” apo “seter” nga ata të ushtrisë, por thjesht një prej qenve endacakë të zonës, të cilin fatkeqësia e bashkoi me njerëzit. Tashmë ai është bërë pjesë e pandarë e skuadrës së kërkimeve, të cilët e ushqejnë atë. Para se të nisin punën kërkuesit, qeni shkon i pari te vendi ku ka pjesë trupash dhe gërmon me këmbë duke angullirë. Besimi te kjo kafshë nga ana e ushtarakëve është i madh, saqë asnjëherë nuk i ka ngatërruar, por përkundrazi i ka orientuar tek të gjitha kufomat. Në momentin e shpërthimit këlyshët e qenit ndodheshin të strehuar brenda repartit, pranë murit të një ndërtese dykatëshe midis fabrikës dhe zyrave të drejtorit Dritan Minxolli. Vala e shpërthimit bëri që ata të mbeteshin nën rrënoja në kohën që nëna e tyre nuk ndodhej afër. Fatkeqësia e lidhi këtë qen me “Beretat vishnjë”, komandot specialë të Farkës, të cilët ishin të parët që hynë në zonë për të kërkuar kufomat. Dhe orientimi për të gjithë punën ishte ky qen. Madje, mesditën e djeshme, një trup njeriu i copëtuar, më saktë vetëm pjesa e kurrizit, u gjet poshtë rrënojave, mbuluar veç tjerash edhe me dhè, pasi qeni orientoi ushtarët që kërkonin. Tashmë ky qen është bërë pjesë e pandashme e kompanisë dhe në vendin ku ai gërmon nxitojnë ushtarët për të zbuluar kufomat. “Që në fillim e kuptuam se qeni, të cilit i kemi gjetur vetëm një këlysh që e ka larguar vetë nga zona dhe e ka fshehur në pyll, ndodhej aty për të na ndihmuar”, thotë një prej ushtarakëve që vazhdonte të gërmonte mes baltës në vendin ku u gjet trupi i gjymtuar i një njeriu, pas sinjalizimit të qenit. fa.ma.Si u shmang Shtabi i PërgjithshëmShefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Luan Hoxha, është marrë në pyetje në zyrën e tij lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Seanca e pyetjeve është zhvilluar në Shtabin e Përgjithshëm rreth orës 10:00 të ditës së djeshme nga prokurori ushtarak Petrit Bica. Për më tepër se 1 orë e 30 minuta, kreu i FA-ve shqiptare, Gjeneral Luan Hoxha, ka dhënë sqarimet e tij lidhur me ngjarjen, duke pohuar se kishte lajmëruar Presidentin për procesin e demontimit, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Por duket se Gjeneral Luan Hoxha nuk ka qenë në dijeni të shumë fakteve lidhur me procesin e demontimit. Ai vetë në dëshminë e tij para prokurorit, ka thënë se nuk kishte qenë pjesë e disa mbledhjeve dhe diskutimeve në ministri të bëra nga ndërmarrja “Meico” lidhur me tregtinë e municioneve jashtë vendit. Gazeta “Panorama” ka siguruar dje dokumentacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, i cili bën fjalë për procesin e demontimit në ish-repartin e tankeve në Gërdec. Dokumenti i Ministrisë së Mbrojtjes është hartuar më 13 prill 2007 pas vendimit të qeverisë, i cili mban datën 14 mars 2007. Ky vendim i Qeverisë ngarkoi Ministrinë e Mbrojtjes për kryerjen e procedurave të demontimit të municioneve. Në zbatim të vendimit të Qeverisë, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes ka hartuar aktet për zbatimin e vendimit të Qeverisë lidhur me demontimin. Këto akte, që përmbajnë propozime konkrete dhe për caktimin e Gërdecit si vendi ku do të bëhej demontimi i municioneve, u janë dërguar për diskutim të gjitha strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në këtë mënyrë, numri një i Forcave të Armatosura të Shqipërisë është përjashtuar nga diskutimi dhe nga mundësia për të kuptuar çfarë po ndodhte. Dokumenti është në fakt një projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për demontimin dhe tregtimin e municioneve të hequra nga përdorimi, i cili pasi hartohet nga drejtoritë përkatëse, i propozohet ministrit për t’u firmosur në mënyrë që të hyjë në zbatim. Mes strukturave të ministrisë, të cilave u është dërguar ky projekt, që caktonte se demontimi do të kryhej në Gërdec nga një firmë private, është ministri, kabineti i ministrit, sekretari i përgjithshëm, drejtori i DHLMK, ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nuk figuron. Dokumenti që publikohet sot nga gazeta “Panorama” ndodhet i sekuestruar në duart e Prokurorisë. Kjo e fundit pritet të zbardhë arsyen përse ky projekt nuk i është bërë me dije Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, por është çuar direkt për firmë te ministri i Mbrojtjes, për të hyrë më pas në zbatim pa dijeninë e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Nga burime konfidenciale, gazeta mësoi dje se më parë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kishte dhënë mendime kundër kryerjes së procesit të demontimit pranë zonave të banuara, aeroportit apo rrugëve kryesore automobilistike. Në një rast mësohet se Shtabi i Përgjithshëm kishte kundërshtuar pranë ministrit të Mbrojtjes ngritjen e një depozite municionesh si dhe çmontimin e tyre në një zonë pranë Bërzhitës në periferi të Tiranës, duke konsideruar se kjo paraqiste rrezik për popullatën. t.SMihal Delijorgji e Minxolli, akuzë për shfrytëzim fëmijësh në punëTIRANE – Presidenti i kompanisë “Alba Demil”, Mihal Delijorgji dhe drejtuesi teknik i fabrikës së demontimit në Gërdec, po hetohen edhe për akuzën e shfrytëzimit të të miturve në punë. Lajmi konfirmohet nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat thanë se janë gjetur rreth 18 persona të mitur që ishin marrë në punë në fabrikë. Një tjetër provë për këtë akuzë ndaj dy të arrestuarve është edhe një video e regjistruar pak ditë para shpërthimit në fabrikën e Gërdecit, e cila tregon praninë aty të fëmijëve të mitur që ishin angazhuar në punë të ndryshme me municionet. Këto pamje filmike u sekuestruan në cilësinë e provave materiale nga një banor i zonës, i cili u thirr në prokurori dhe deklaroi rrethanat në të cilat është regjistruar filmimi brenda ambienteve të fabrikës së demontimit në Gërdec. Deri tani biznesmenit Mihal Delijorgji, drejtorit teknik të fabrikës, Dritan Minxolli dhe drejtorit të ndërmarrjes “Meico”, Ylli Pinari, u është komunikuar vetëm akuza e shkeljes së rregullave të trajtimit të lëndëve luftarake dhe radioaktive. Dhjetëra persona që kanë punuar në fabrikë me çmontimin e predhave kanë deklaruar se kishin marrë fëmijët e tyre disa herë për t’i ndihmuar gjatë punës, me qëllim arritjen e normës së predhave të demontuara gjatë ditës, pasi kishin vështirësi. Edhe këto deklarime janë marrë në cilësinë e provave nga Prokuroria. t.s Gërdeci, shefi i shërbimit sekret ushtarak, thirret në ProkuroriTIRANE – Prokuroria Ushtarake e Tiranës thërret për të marrë në pyetje shefin e shërbimit sekret të ushtrisë. Titullari i institucionit të njohur me inicialet SHIU, është dëshmitari i radhës i Prokurorisë pas pyetjes së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në një deklarim të pak ditëve më parë, Hysni Gjergji, shef i Shërbimit Informativ Ushtarak, është shprehur se strukturat e drejtuara prej tij nuk kanë pasur asnjë detyrim dhe asnjë kompetencë ligjore të hetonin apo të raportonin çfarë ndodhte në fabrikën e Gërdecit. Shefi i SHIU-t ka deklaruar më tej se fabrika ishte një aktivitet privat për monitorimin e të cilës shërbimi sekret ushtarak nuk ishte kompetent. Titullari i SHIU-t ka pohuar më tej se sektori i drejtuar prej tij nuk kishte hartuar asnjë raport për gjendjen e fabrikës në Gërdec. Megjithatë kompetenca apo moskompetenca e SHIU-t në rastin e fabrikës së Gërdecit është ende e paqartë dhe pritet të sqarohet nga Prokuroria. Kjo, pasi transportimi i municioneve deri në fabrikë bëhej nga Forcat e Armatosura, të cilat janë objekt i punës së Shërbimit Informativ Ushtarak, që ka për detyrim të lajmërojë ministrin dhe strukturat e tjera për çdo rrezik apo abuzim.Vendorët OKB-së: Ushqime e rroba për të mbijetuaritTre pushtetarët më të lartë lokalë të Durrësit kërkojnë ndihmën e OKB-së për përballimin e situatës së passhpërthimit. DURRES/ OERD ULQINI Kryebashkiaku Vangjush Dako, kreu i Këshillit të Qarkut, Seit Kërtusha dhe prefekti Klodian Pajuni, kanë kërkuar njëzëri ndihma në ushqime dhe veshmbathje për të pastrehët e Gërdecit dhe të rrethinave të tij. Në qendrat e pritjes në plazhin e Durrësit, situata ndodhet nën kontroll, por askush nuk është në gjendje t’i përgjigjet pyetjes se “edhe për sa kohë do të zgjasë kjo emergjencë?”. As prefekti Pajuni, as kryebashkiaku Dako, madje as kreu i Këshillit të Qarkut Kërtusha nuk kanë qenë në gjendje t’i japin një përgjigje të saktë të deleguarve të OKB-së lidhur me kohëzgjatjen e sistemimit të përkohshëm të të pastrehëve. Skuadra e OKB-së e kryesuar nga austriaku Alois Hirschmung është njohur nga afër me gjendjen e të strehuarve, të cilët ndodhen në kampet e ngritura në plazhin e Durrësit. “Ata janë të traumatizuar. Ndaj veç ndihmës ekonomike po u japim edhe asistencë mjekësore dhe psikologjike. Veç tyre kemi ngritur skuadra vullnetare me mësues dhe nxënës për t’i qëndruar sa më pranë fëmijëve”, tha në takim prefekti Pajuni. Në takimin e Durrësit munguan specialistët e OKB-së nga India dhe Britania e madhe. “Ata janë ekspertë të fushës ambientale, ndaj munguan këtu, pasi po vëzhgojnë kraterin e shpërthimit dhe dëmet rreth tij”, tha austriaku Alois Hirschmung. Të deleguarit do t’i japin një raport të detajuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me tragjedinë e Gërdecit. Alesandro, i deleguari italian i OKB-së u shpreh se “përvoja e Kombeve të Bashkuara në përballimin e ngjarjeve të ngjashme në botë do të jetë gjithnjë e pranishme në menaxhimin sa më të mirë të kësaj krize që goditi Shqipërinë”. Përfaqësuesi italian u shpreh më tej se “shoh që gjërat po marrin drejtim pozitiv dhe se ndihmesa e OKB-së do të jetë e madhe”. Janë 629 persona, të cilët pasi i mbijetuan tragjedisë sëGërdecit jetojnë në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme, asaj të Mbrojtjes dhe në kompleksin turistik “Xixa”. Në takim të deleguarit e Kombeve të bashkuara morën informacion të detajuar mbi situatën nga krerët e Bashkisë, të Qarkut dhe të Prefekturës së Durrësit. Në tryezën e rrumbullakët krerët vendorë të Durrësit i kërkuan të deleguarve të OKB-së ndihma në ushqime, veshmbathje si dhe mbështetje në bazë materiale për disa shkolla të dëmtuara nga shpërthimi. Skuadra e Kombeve të Bashkuara, e cila zbarkoi në Durrës ka në përbërje të saj specialistë të fushave të ndryshme nga vende si Austria, Italia, Britania e Madhe, India, Estonia, Danimarka dhe Suedia.Berat, 200 ndërtesa të ushtrisë në mëshirë të fatitBERAT - Plot 200 ndërtesa të ish-reparteve ushtarake në Prefekturën e Beratit po shkojnë drejt shkatërrimit të plotë. Kjo gjendje ka ardhur nga mungesa e një urdhri të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i privatizuar ato, apo për t’ia kaluar pushtetit vendor. Lajmi bëhet i ditur për gazetën nga shefi i zyrës privatizimeve, pranë Prefekturës së Beratit, Sadik Malasi, i cili ka thënë se janë plot 200 objekte ish-ushtarake që rrezikojnë të shkatërrohen plotësisht. Sipas tij, privatizimi duhet të ndikojë për të shpëtuar këto objekte me vlerë të madhe ekonomike. “Janë shumë reparte si në Kuçovë, Berat e Skrapar që tashmë kanë mbetur në mëshirë të fatit. Ato çdo ditë po shkatërrohen nga persona të papërgjegjshëm duke u marrë blloqet tullat dhe dyert”, ka pohuar ai. Sipas Malasit, bëhet e ditur se më të rrezikuar janë rezervat e karburantit në disa pika si në Ujë të Zi, Tërpani, Kuçovë, Urë–Vajgurore, ku ndryshku po bën kërdinë duke shkatërruar rezervuarët me tonazh të madh, të cilët shërbenin për karburantet e ushtrisë. Bëhet fjalë për 50 rezervuarë me tonazh të madh, që po shkatërrohen çdo ditë nga erozionet atmosferike. Sipas shefit të zyrës së privatizimeve bëhet e ditur se këto materiale kapin një shifër rreth 90 milionë lekë. d.xh. Puna, rikthimi i të mbijetuarve drejt realitetitNuk duan që rikthimi, kurdoqoftë ai, në shtëpitë e shkatërruara nga shpërthimi katastrofal t’i gjejë dhe pa punë. Të gjithë kryefamiljarët, të cilët bashkë me gratë e fëmijët janë vendosur në shtëpitë e pushimit në Durrës janë munduar t’i kthehen normalitetit. DURRES/ OERD ULQINIPrej dy ditësh, rreth 60 burra udhëtojnë çdo mëngjes në drejtim të Vorës e rrethinave të saj, aty ku të shtunën e shkuar gjithçka u trondit. Ata kanë marrë sërish detyrat, kryesisht në firma private apo ferma, pasi nuk kanë dashur të qëndrojnë më në pritje, të paralizuar nga tragjedia që mori jetën e shumë familjarëve apo fqinjëve të tyre. Për të lehtësuar lëvizjet e tyre në këto ditë të vështira, Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion 2 autobusë, të cilët bëjnë transportimin drejt vendeve të punës të kryefamiljarëve e më pas rikthimin e tyre në Konvaleshencë. “Nga 24 autobusë që disponon qyteti i Durrësit, kemi shkëputur dy prej tyre, për të ndihmuar transportin e 60 personave në vendet ku janë të punësuar”, thotë kryebashkiaku Vangjush Dako. Ai është një ndër anëtarët e shtabit të emergjencës, të ngritur për të qenë pranë të lënduarve të Gërdecit, qoftë materialisht dhe moralisht. “Po shfrytëzojmë dhe periudhën kur nuk ka fluks pushuesish në Plazh dhe për këtë arsye i hoqëm dy urbanë nga linjat e qytetit”, shton ai. Të njëjtat mjete i presin sërish në orët e pasdites për t’i rikthyer në ambientet e përshtatura për strehimin e tyre, bashkë me familjarët e tjerë, të mbetur gjallë nga tragjedia. Megjithëse bëjnë çdo ditë rrugën drejt zonës së prekur nga shpërthimi kolosal i predhave dhe çdo ditë shohin gërmadhat e lëna nga ish-shtëpitë e tyre, puna e përditshme për kryefamiljarët është e vetmja rrugë për të vazhduar jetën.Por të mëdhenjtë nuk janë të vetmit që po përpiqen të integrohen. Eshtë menduar dhe për fëmijët e strehuar në Konvaleshencë, të cilët pothuajse përbëjnë gjysmën e 629 vetëve të evakuuar nga fshatrat e shkatërruar. Mikrobusë të veçantë të Drejtorisë Arsimore bëjnë transportin e tyre të përditshëm drejt shkollës “Vincenc Prendushi” dhe më të vegjëlve në kopshtin numër 18. Pushteti vendor e psikologë të vendosur në Konvaleshencë prej ditësh janë pranë tyre. Ditën e djeshme, prefektura organizoi për ta një shfaqje artistike, me fëmijët e Qendrës Kulturore të Durrësit. Ndërsa në ambientet e brendshme zhvillohen kurse të ndryshme apo lojëra, për t’i bërë këta fëmijë sadopak harrues të tronditjes që i përfshiu të shtunën e shkuar. Grupe mjekësh e psikologësh janë përqendruar aty ku të evakuuarit pas shpërthimit u strehuan. Por, ndoshta prania e tyre do të duhet dhe më pas. Rikthimi për të mbijetuarit do të jetë po kaq i dhimbshëm sa ishte ikja me shpejtësi, në panik e tmerr, nga vendi që digjej e tashmë është mbuluar nga predha e gërmadha. Vlorë, naftëtarët e Gorishtit, ndihma nga rroga për GërdecinVLORE – Ngjarja e ndodhur në Gërdec ka mbledhur punonjësit e ndërmarrjes së naftës së Gorishtit, për të analizuar masat që janë marrë për mbrojtjen e jetës në ambientet e punës së tyre. Gjithashtu, ata kanë shqyrtuar dhe mundësitë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të lënduar materialisht nga katastrofa. Takimi u organizua në Kocul, qendrën e kësaj ndërmarrjeje, ku janë diskutuar problemet në sektorin e naftës, aty ku rrezikshmëria asnjëherë nuk mungon. Sipas kreut të ndërmarrjes, Musa Xhuveli qëllimi është mbështetja e fatkeqëve në Gërdec dhe dhënia e opsioneve për sigurinë në kushtet e punës. “Duhet të rritet siguria në zonat ku ndodhen puset e naftës, në grupet e grumbullimit të saj, ashtu si dhe në magjistralin e transportit të naftës dhe të gazit nga Gorishti në Ballsh. Të gjitha depot e grumbullimit të naftës dhe të gazit do të vëzhgohen dhe ruhen 24 orë nga punonjësit si dhe nga policia private, për të mos shkaktuar ndonjë shpërthim në depo, puse apo magjistralin kryesor të naftës. Një shpërthim i mundshëm, nga pakujdesia apo me qëllim do të shkaktojë jo vetëm humbje në jetë njerëzish, por dhe ekonomike e ekologjike”, u shpreh Xhuveli. Megjithëse deri tani depot po mbahen nën vëzhgim, ai pohoi se do të kërkohet nga drejtoria e ndërmarrjes dhe “Albpetrol”-i marrja e masave shtesë. q.bGërdeci, dëmet e frikshme në bizneset e zonëSNdonëse ka kaluar një javë nga tragjedia e ndodhur në Gërdec, gërmadhat fashiten të frikshme edhe sot. Fabiola ÇelaNdonëse janë vetëm pak kilometra larg kryeqytetit nga vendi që u shfaros të shtunën e kaluar asgjë nuk të jep shpresë se do të ketë sërish jetë në fshatin pranë Vorës. Jo vetëm banesat e vendasve, por edhe fabrikat, dyqanet, magazinat, biznese të cilat së bashku shënojnë numrin 400, nuk duket se e kanë të lehtë të rinisin sërish punën e mëparshme. Këtë e vërteton jo vetëm panorama, por edhe vetë biznesmenët, ata të cilët për vite me radhë kanë ngritur çdo tullë njëra mbi tjetrën. Ora shënon 10:00! Nisemi drejt zonës së 'nxehtë'! Për pak minuta arrijmë në Vorë, aty ku qartazi dallon çdo gjurmë, çdo shenjë, të mbetur nga shpërthimi i municioneve. Janë të dukshme, por të frikshme. Pikësynimi ynë është të gjurmojmë bizneset! Dhe atë bëjmë në çdo cep të këtij vendi të minuar! I afrohemi edhe më shumë vendit ku një javë më parë humbën shumë jetë njerëzish, ndodhemi në Marikaj. "Sindi" sh.p.k., që dikur ishte qendra më e madhe e tregtimit të rrobave tani nuk i kishte mbetur më asgjë nga ato që kishte. Xhama të thyer tavane të rënë, sistemi elektrik i shkatërruar, janë ato që të servir ky biznes sot. ***"Ende nuk e kemi llogaritur se sa është vlera e dëmit, por nga ajo ç'ka kemi bërë deri më tani dëmi ka arritur në 100 milionë lekë. Kjo është me keq se ta ndërtosh nga e para. Në momentin e shpërthimit në dyqan ka pasur punëtorë si dhe shumë klientë të cilët kanë parë tmerr me sy atë ditë. Shumë prej punëtorëve që ndodheshin në katin e tretë ku dhe dëmtimet kanë qenë më të rënda, ata janë fshehur prapa kolonave, dhe kjo i ka shpëtuar nga thyerja e xhamave në të kundërt do ishin dëmtuar rëndë. Mirë që kishin një godinë tjetër përpara e cila e priti disi valën shpërthyese sepse dëmi ynë do të ishte shumë herë më i rëndë", thotë Anila Subashi drejtuesja e shoqërisë. Në këtë firmë janë të punësuar 30 punëtorë të cilët tashmë janë të detyruar të rrinë në shtëpi pasi puna e tyre nuk dihet ende se kur do të rinisë. Ecim më tej arrijmë tek godina e shoqërisë ATA. E ngritur në vitin '93, kjo shoqëri ndodhet vetëm 700 metra në vijë ajrore larg Gërdecit. Dëmet janë të mëdha dhe vlera financiare e tyre është e frikshme, plot 700 mijë euro. ***I pari që na pret është vetë pronari i kësaj shoqërie Astrit Tako. "Këtu është gjithë puna ime, investimi i disa vite pune rresht. Nuk ka mbetur më asgjë. Por nuk mbaron me kaq. Shumë prej këtyre mobilieve që tani janë të shkatërruara ishin të shitura dhe mua më duhet t'ua kthej mbrapsht paratë". Një javë më parë ATA ishte një prej shoqërive më të vjetra në import-eksportin e mobilieve. Por pas shpërthimit të municioneve në fshatin Gërdec të Vorës, tani nuk ka mbetur më asgjë nga kjo shoqëri, vetëm mbeturina xhamash, e mobilie të shkatërruara. Por për shumë biznesmenë akoma dhe më e madhe ka qenë tronditja psikologjike që ata kanë përjetuar. "Nuk më zë gjumi natën ende më duket sikur nga momenti në moment do të më shpërthejë shtëpia" thotë Arjan Xhavo, presidenti i Kompanisë "Eurotrans". ***Plot 27 predha kanë rënë në 30 metra katrorë që disponon kjo kompani. "Qëlluam me fat sepse atë ditë kishim një tunel afër dhe në momentin që nisën shpërthimet unë dhe punëtorët ndenjëm aty pasi në të kundërt…", thotë ai. Në këtë kompani që e ka nisur aktivitetin e saj në '91 janë të punësuar 30 punonjës. "Të gjithë këta janë kryefamiljarë dhe tani janë të detyruar të rrinë pa punë në shtëpi" shprehet ai. Pas shpërthimit të Gërdecit kompanisë "Eurotrans" i janë dëmtuar 5 trajlera frigoriferikë ku vetëm një prej tyre kushton plot 35 mijë euro. Kompania e cila ndodhet vetëm 500 metra në vijë ajrore larg Gërdecit dhe ka pësuar dëme të mëdha e për pasojë e ka pezulluar aktivitetin e saj. "I kam dërguar letër Tatimeve ku kam lajmëruar për pezullimin e aktivitetit" thotë ai. Për fat të mirë në të gjithë bizneset ku ne pyetëm punonjësit kanë shpëtuar 'paq' nga shpërthimi tragjik i municioneve në Gërdec, shumë prej tyre kanë pasur vetëm disa plagosje të lehta. ***Por sipas banorëve të zonës dhe bizneseve aty afër një shumë goxha të konsiderueshme dëmesh e ka pasur një fabrikë këpucësh. I afrohemi dhe ajo ç'ka shikojmë është vetëm një skelet i asaj që dikur ka pasur të punësuar qindra punonjës. Tani kanë mbetur vetëm mbeturina xhamash të thyer. Por ka dhe më keq. Mësohet se brenda në fshatin Gërdec shumë afër fabrikës së municioneve ndodhej një fabrikë përpunim druri, e cila tani është rrafshuar me tokën, pa iu gjetur më as nami e as nishani. Shpërthimi i municioneve në Gërdec është regjistruar në memorien e çdo banori të zonave përreth, shumë prej tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe ç'është më keqja shumë prej tyre janë të detyruar të rrinë pa punë pasi firmat ku ata ishin të punësuar, tashmë e kanë pezulluar aktivitetin e tyre. Dhe e gjitha kjo si pasojë e atij shpërthimi të tmerrshëm të ndodhur një javë më parë. Disa prej bizneseve të dëmtuar kanë nisur të riparojnë dëmet, por shumë prej tyre e kanë pezulluar aktivitetin pasi dëmet që ata kanë pësuar janë shumë të mëdha.Raiffeisen BankGjendja e llogarive Nr. 8003890900 11.800.390 LekëNr. 8000890900 205.962 EURNr. 80028909008.905 USDNr. 80018909000 GBPJa sa para kanë dhënë qytetarëtMinistria e Financave ka publikuar dje shumën e parave që janë mbledhur në llogaritë hapura nga "Raiffeisen Bank". Këto para janë dhuruar nga qytetarët, një mënyrë kjo për t'u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të fshatit Gërdec, të cilët kanë humbur çdo gjë në shpërthimin tragjik të ndodhur një javë më parë. Në llogarinë e hapur në monedhën vendase janë grumbulluar 11.8 milionë lekë, ndërsa në atë të hapur në euro janë mbledhur 205.962 euro. Para janë derdhur edhe në llogarinë e hapur në dollarë, ku janë mbledhur 8.905 USD. Të gjitha këto para janë destinuar për familjet e prekura nga shpërthimi i municioneve në fshatin Gërdec të Vorës.Bode: Si do të kompensohen dëmetBizneset që kanë pezulluar aktivitetin e tyre si pasojë e tragjedisë së ndodhur një javë më parë në Gërdec të Vorës nuk do të paguajnë tatime, derisa të shlyejnë fitimet e munguara gjatë kohës që ata nuk kanë punuar. Fabiola ÇelaPor përfitues do të jenë vetëm ato biznese që nuk janë të siguruar, pasi për kompanitë që janë të siguruara dëmshpërblimi duhet të merret përsipër nga kompanitë e sigurimit. Pas shpërthimit tragjik të ndodhur në Gërdec, Ministria e Financave ka urdhëruar të llogaritet vlera e dëmit që kanë pësuar bizneset, si dhe është përcaktuar mënyra se si do të dëmshpërblehen ata.UrdhriShpërthimi i municioneve i ndodhur një javë më parë në Gërdec pati pasoja shumë të rënda si për familjet që jetonin në këtë zonë, por edhe për bizneset. Shumë biznese kanë qenë të detyruar që të pezullojnë aktivitetin e tyre, pasi shpërthimi i municioneve u ka shkatërruar çdo gjë. Në një situatë të tillë, Ministria e Financave pak ditë pas tragjedisë urdhëroi që të ngrihej një grup pune, i cili kryen verifikimin në terren të dëmeve që u janë shkaktuar bizneseve. Këto grupe kanë në përbërje të tyre nga 2 inspektorë, një nga Dega e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe një nga Dega e Tatimeve Tiranë, në varësi të statusit të subjektit. Këta inspektorë gjatë punës së tyre në terren hartojnë dhe mbajnë procesverbal për dëmet e evidentuara për çdo subjekt