Ina Rama: Akuzat e Del Pontes u hetuan, s`ka asgjë të vërtetë
TIRANE - Kryeprokurorja shqiptare Ina Rama, reagoi dje për akuzat e hedhura nga ish-kreu i akuzës në Gjykatën e Hagës Karla del Ponte.
Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria e Përgjithshme pohoi dje se ky institucion ka marrë së fundi në shqyrtim informacionin e publikuar nga ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Karla del Ponte, në librin e saj "La Caccia. Io ed i criminali di guera", (Gjuetia. Unë dhe kriminelët e luftës) në lidhje me ngjarjet që pretendohet të kenë ndodhur në vitin 2004 në zonën e Burrelit. "Të iniciuara prej një grupi hetuesish të ardhur nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi në shkurt të vitit 2004, në lidhje me këto pretendime janë bërë verifikime në vend. Në zbatim të kërkesës së kësaj Gjykate është zhvilluar një proces inspektimi dhe verifikimi i përbashkët i hetuesve të ardhur nga Haga dhe prokurorëve të rrethit të Matit në disa ambiente në zonën e Burrelit", thuhet në njoftimin zyrtar. Ndërsa bëhet e ditur se, në përfundim të këtij procesi hetuesit e Hagës së bashku me prokurorët e Matit arritën në konkluzionin se, të dhënat që posedonin hetuesit e Hagës për atë që pretendohej se kishte ndodhur në Burrel, nuk rezultuan të vërteta. "Duke krahasuar të dhënat e asaj kohe me ato çfarë shkruan Karla del Ponte sot në librin e saj, konstatojmë se kemi të bëjmë me të njëjtat elemente që pretendoheshin në vitin 2004 dhe Prokurorisë Shqiptare nuk i rezulton asnjë e dhënë e re, për të cilat do të ishte e nevojshme të kryhej një proces i ri verifikimi apo investigimi", pohon zyra e Ina Ramës. Ndërsa në fund të deklaratës publike thuhet se, megjithatë, në rast se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi mendon se duhet të vazhdojë investigimet në këtë drejtim, Prokuroria Shqiptare është e gatshme për bashkëpunim me këtë Gjykatë ose duke asistuar në rast se, hetuesit e saj vijnë vetë për hetime në Shqipëri, ose duke mirëpritur të dhëna shtesë që do t'i jepnin shkak Prokurorisë Shqiptare për të filluar hetime në këtë çështje, në bazë të legjislacionit në fuqi. Libri i Del Pontes u botua pak kohë më parë dhe është cilësuar si shpifje nga autoritetet shqiptare dhe kosovare. Madje, në lidhje me pretendimet e Del Pontes për trafik organesh në një fshat të Burrelit gjatë kohës së luftës së Kosovës, ish-kreu i Prokurorisë në këtë rreth, pohoi se hetimet e kryera në këtë zonë vërtetuan se thëniet e Del Pontes ishin shpifje. f.m.