E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, 33-vjeçarja vetëhelmohet me fostoksinë

Ardita Baliku i ka dhënë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi
TIRANË- Depresioni çon në vetëflijim një 33-vjeçare. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në kryeqytet kur Ardita Baliku 33-vjeçe banuese në rrugën e "Dibrës" i ka dhënë fund jetës duke pirë lëndë helmuese fostoksinë. Familjarëte kanë gjetur në grahmat e fundit të jetës gruan dhe janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë ndërsa e transportuan në Spitalin Ushtarak. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, 33-vjeçarja nuk ka mundur t'i shpëtoje vdekjes. Policia e sinjalizuar nga spitali për vdekjen e Balikut ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat. Specialistët e seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, morën në pyetje familjarët e së ndjerës për të zbardhur shkakun që e detyroi atë të pinte helm. Pas hetimeve të para dhe deklaratave të familjarëve të 33-vjeçares u konkludua se ajo vuante nga depresioni. Ndërkohë që dy ditë më parë Baliku ndodhej në gjendje të rënduar të depresionit dozat e së cilës e kanë detyruar t'i japë fund jetës. "Ende nuk kemi përcaktuar ndonjë shkak konkret veç gjendjes depresione në të cilën ndodhej Baliku" thanë burimet policore. Megjithatë efektivat blu po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi shkakun që e çoi Ardita Balikun t'i japë fund jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›