E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, dy të vetëflijuar



KOLONJë/LUSHNJë - Vetëvaret në gjendje depresioni një grua 42- vjeçare nga Kolonja, mdërsa në Lushnjë, një 55-vjeçar i jep fund jetës me fostoksinë. “Majlinda Elmasllari, banore e fshatit Molas në Kolonjës, i dha fund jetës, pasi vari veten në kasollen e bagëtive”, - bëri të ditur policia. Mësohet se nëna e tri fëmijëve e ka kryer vetëflijimin mëngjesin e djeshëm, ndërsa i shoqi ka qenë duke punuar në arë. Ai e ka gjetur atë pa jetë, pa mundur t’i japë asnjë ndihmë. Policia tha se 42-vjeçarja i dha fund jetës në kushtet e një depresioni. Po për shkak të një depresioni, 55-vjeçari Bajazi N., u vetëflijua ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në qytetin e Lushnjës. Babai i tri fëmijëve është gjetur nga familjarët e tij në gjendje të rëndë. Ata e kanë dërguar menjëherë në spital, por megjithë ndërhyrjen ai nuk ka mundur të mbijetojë. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›