E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, i jep fund jetës kryefamiljari 60-vjeçar

Ali Çela ka ndërruar jetë mbrëmjen e së martës duke u vetëvarur në oborrin e shtëpisë së vet


TEPELENË- Vuante nga depresioni, i jep fund jetës. Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është vetëvarur. Ngjarja ndodhi në orët e vona të së martës në fshatin Qesorat në rrethin e Tepelenës.


Mësohet se viktima, Ali Çela, 60 vjeç, është gjetur i varur në një pemë pranë shtëpisë. Sipas dëshmive që kanë dhënë familjarët në polici, pasi ka darkuar me tre fëmijët dhe gruan e tij, e cila është me aftësi të kufizuara, ka dalë jashtë për t'u qetësuar, pasi vuante nga depresioni.


"Gruaja e vet, pasi ka pritur disa minuta, ka dalë jashtë për të parë ku shkoi burri, por disa metra larg shtëpisë, në bahçen e shtëpisë, ka gjetur të varur në pemë të shoqin. Menjëherë ka lajmëruar fëmijët, të cilët janë përpjekur t'i japin ndihmë, por shtetasi Ali Çela kishte ndërruar jetë",- thuhet në deklaratën zyrtare të policisë për këtë ngjarje.


Ndërkaq, të njëjtat burime kanë bërë të ditur se grupi hetimor ka konstatuar se ky shtetas si pasojë e depresionit ka hipur në kalin e tij në baçe të shtëpisë dhe ka vënë lakun në fyt, duke mbetur i varur në degën e bajames.


Familjarët e tij kanë deklaruar se kryefamiljari kohët e fundit vuante nga depresioni dhe ky është dhe shkaku që është vetëvarur. Kjo është viktima e pestë e vetëvrasjeve në qarkun e Gjirokastrës për këtë vit.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›