E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet homoseksuale, ndalohen dy meshkuj në Durrës

AKSIONI/ Policia ka mbajtur nën mbikëqyrje dy të rinj nga Tirana, të cilët punonin si prostituta


DURRËS - Kanë arritur të gjejnë dy djem të rinj dhe përkundrejt një shume prej 500 lekësh për secilin kanë dashur të kryejnë marrëdhënie homoseksuale në stacionin e trenit në Durrës.


Por mbajtja nën vëzhgim e dy të rinjve nga policia ka penguar marrëdhëniet seksuale në publik të katër personave, dy prej të cilëve klientë e dy "prostituta". Këta të fundit po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se dyshohet që të jenë pjesë e një rrjeti prostitucioni.


Ngjarja


Sipas burimeve të uniformave blu, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:30. Punonjës të policisë po mbanin nën vëzhgim dy të rinjtë I.M. 23 vjeç dhe T.L, 26 vjeç. Të dy këta persona mësohet se ishin me banim në Tiranë dhe duket se ky ka qenë edhe një nga shkaqet që janë bërë më të dallueshëm për uniformat blu. Bëhet e ditur se të rinjtë janë paguar për aktin homoseksual me 500 lekë të rinj.


Ndërhyrja e punonjësve të policisë ka qenë në momentin kur është bërë e dukshme marrëdhënia homoseksuale mes 4 personave. Burimet zyrtare shprehen se gjithçka po kryhej në ambient të hapur në stacionin e trenit në Durrës. Të përfshirë në të ishin dy të rinjtë nga Tirana, si dhe dy klientët D.D. dhe R.Sh (informacioni për ta nuk jepet).


Arrestimi


Në kohën që marrëdhënia homoseksuale ka nisur, punonjësit e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur ndalimin e katër personave. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2400 lekë të rinj, si dhe 22 copë prezervativë në cilësinë e provës materiale.


Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se prej kohësh ishte vënë re se stacioni i trenit kishte filluar të ishte një vend shumë i frekuentuar nga ushtruesit e prostitucionit, qofshin këta meshkuj apo femra. Kjo gjë kishte bërë qe vendi të mbahej nën vëzhgim.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe mesditën e së martës, kur punonjës të policisë ishin duke vëzhguar dy personat e ardhur nga Tirana. Burime bëjnë të ditur se në momentin e arrestimit katër personat ishin ndarë në çifte dyshe, megjithatë ndodheshin në të njëjtin ambient.


Marrëdhëniet heteroseksuale apo homoseksuale konsumohen jo rrallëherë në brendësi të vagonëve të braktisur të Hekurudhës Shqiptare, ndaj ato tashmë do të mbahen nën vëzhgim nga efektivat blu. Por pavarësisht aksionit, policia nuk ka prangosur asnjë prej protagonistëve, ndonëse ndaj shtetasve nga Tirana T.L. dhe I.M. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.


Ndaj tyre rëndojnë akuzat e "ushtrimit të prostitucionit"dhe "marrëdhënieve seksuale apo homoseksuale në vende publike". Ndërkohë po hetohet nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në një rrjet prostitucioni.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›