E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, mbytet në liqen 51-vjeçarja

Hetimet

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në Liqenin Artificial në Tiranë. Drejtoria e Policisë së Tiranës deklaroi dje se rreth orës 10.00, në Liqenin Artificial në Tiranë është gjetur e mbytur, 51-vjeçarja, e identifikuar si shtetasja Virgjilushe Duka, lindur në Pogradec e banuese në Selitë Tiranë. Menjëherë në vendin e ngjarjes shkoi grupi i posaçëm hetimor, nga ku kreu këqyrjen e viktimës, të vendit të ngjarjes, si dhe u administruan të gjitha provat. Nga deklarimet e marra bashkëshortit të viktimës, dyshohet se 51-vjeçarja vuante nga depresioni. Ndërkohë, edhe nga grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga ekspertë mjekoligjorë, u konkludua se, viktima është vetëmbytur, pasi në trupin e saj nuk kishte shenja dhune. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për të sqaruar dhe zbardhur më tej shkaqet e vetëmbytjes së viktimës.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›