E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detyrim paraqitje për dëshmitarin e Gërdecit

Masa

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për Veiz Muçën, ish-brigadierin e fabrikës së demontimit në Gërdec, i arrestuar disa ditë më parë në korridoret e gjykatës nën pretendimin se dha dëshmi të rreme. Avokati mbrojtës, Arben Prifti, i kërkoi gjykatës që të lirojë gjyqtarin, pasi nga tragjedia është dëmtuar, si edhe ka probleme të tjera. Avokati tha se Muça nuk është person i rrezikshëm dhe se është paraqitur sa herë drejtësia e ka kërkuar, madje ka pranuar ftesën për dëshmi në gjykatë për çështjen e Gërdecit, Ndërkohë, prokuroria kërkoi për “Vangjelin”, siç njihej nga punëtorët e fabrikës, masën e detyrimit të paraqitjes. Në këto kushte, trupi gjykues vendosi masën e detyrimit të paraqitjes një herë në javë para oficerëve të policisë gjyqësore.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›