E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbimi i avionit, dosja Ekinçi në Turqi

Hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka dërguar autoriteteve të drejtësisë turke dosjen ndaj Hakan Ekinçi, i akuzuar si rrëmbyesi i avionit të linjës Tiranë-Stamboll në vitin 2006. 31-vjeçari u arrestua dy ditë më parë në kufirin midis Gjermanisë dhe Danimarkës. Policia gjermane tha se ndalimi erdhi pasi Interpoli shqiptar e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Megjithatë, burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri thanë se dosja i ka kaluar drejtësisë turke në muajin shkurt të vitit 2009. Në këto kushte, Shqipëria nuk do të kërkojë ekstradimin, pasi një gjë të tillë mund ta kërkojë vetëm pala turke.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›