E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prona te parku Rinia përfundon në gjykatë

Konflikti

Konflikti qeveri-bashki me pronën te parku “Rinia” përfundon në dyert e Gjykatës Civile të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka paditur Këshillin e Ministrave dhe kërkon shfuqizimin e VKM-së që i la nën administrim pronën Ministrisë së Punëve Publike. Padia është regjistruar dy ditë më parë në gjykatë. Objekti i saj është “Shfuqizimi i vendimit të KM nr. 1233, datë 11.12.2009 për kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së PPTT të sipërfaqes së truallit në parkun ‘Rinia’, Tiranë”. Gjithashtu, bashkia kërkon pezullimin e zbatimit të vendimit për kalimin në përgjegjësi administrimi të këtij trualli. Ende nuk është caktuar seanca e parë, ndërsa gjyqtarja e kësaj padie është Mimoza Kajo.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›