E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakrojnë me thikë laçianin, arrestohen katër të dyshuarit

Tiranë

Katër persona kanë përfunduar në pranga, pasi kanë tentuar të vrasin një person nga Laçi, të cilën e kanë goditur disa herë me thikë, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e Tiranës deklaroi zyrtarisht se arrestimi i tyre u krye gjatë operacionit të koduar “Taverna” dhe akuzohen për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Sipas të dhënave, specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, realizuan arrestimin në flagrancë të shtetasve Ermal Nike Leka, 31 vjeç, Zef Vlash Marku, 24 vjeç, Maringlen Riza Cina, 24 vjeç dhe Ervis Ndue Marashi, 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. “Arrestimi i tyre u krye, sepse këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, në ambientet e tavernës “Daja”, të ndodhur në Unazë të Re, kanë tentuar të vrasin me armë të ftohtë thikë, duke e plagosur disa herë në trup 24-vjeçarin Bledar Mustafa Sefa, lindur e banues në Laç, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar për jetën. U konkudua se motivi i grindjes, përmes tyre ka nisur fillimisht pas një debati për motive të dobëta në gjendje të dehur. Autorët e dyshuar të kësaj plagosjeje të rëndë, në momentin e ngjarjes ka qenë duke darkuar me njëri-tjetrin, ndërsa i dëmtuari ka qenë me disa miq të tij, në një tjetër tavolinë. Kapja e autorëve u bë e mundur në sajë të informacioneve të poseduara për ta, të cilët menjëherë pas kryerjes së këtij krimi janë fshehur te të afërmit e tyre në zona të ndryshme në Tiranë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›