I grabit çantën dhe e kërcënon në telefon
Arrestimi
Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Erikland Jashkurri, lindur në Krastë të Matit dhe banues në Sauk të Vogël në kryeqytet. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, kanë konfirmuar arrestimin, duke sqaruar se arrestimi i tij u krye pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën dhe më pas ka fyer e kërcënuar me anë të telefonit një bashkëmoshatare të tij. Në cilësinë e provës materiale, atij i janë sekuestruar një celular dhe një kuletë me 2 mijë lekë. Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë prokurorisë për veprat penale të “Vjedhjes” dhe të “Përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike”.
#