E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni nga sëmundja, vetëplagoset

 

KUÇOVE – Depresioni për shkak të sëmundjes që vuante prej vitesh çon në tentativë vrasjeje nënën e katër fëmijëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së martës kur 52-vjeçarja Sajde Hoxha nga qyteti i Kuçovës përfundoi në spital në gjendje të rëndë. Mësohet se gruaja vuante nga gjëndrat tiroide prej vitesh. Sipas familjarëve, depresioni që i shkaktoi kjo sëmundje e çoi atë në tentativën e vetëvrasjes me thikë. Ata pohuan në polici se rreth orës 17:00 ajo kishte hyrë në dhomën e saj. Pasi ka mbyllur derën, nëna e katër fëmijëve është vetëplagosur me thikë në bark. Por kur është gjendur thuajse pa ndjenja përtokë, 52-vjeçarja ka mundur të thërrasë për ndihmë. Familjarët e saj e çuan menjëherë në spitalin e Kuçovës dhe pas ndihmës së dhënë e nisën në Berat. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, por e klasifikoi atë si aksidentale.                      d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›