E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Merrni kartat, pastaj t’u njihen në kufi

 

KUKES – Zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni ka vlerësuar ecurinë e aplikimit të pajisjes së shtetasve me karta identiteti në rajonin e Kukësit. Poni ka parë nga afër praktikën e aplikimit për karta dhe ka shtuar se në gjithë qarkun ka nisur ky proces, përveçse në komunën e Topojanit. Poni gjithashtu ka shtuar se ky është hapi i madh drejt liberalizmit të lëvizjeve të shqiptarëve drejt BE-së. I pyetur nga “Panorama” se çfarë po bëhet për njohjen e këtyre kartave nga Kosova në mënyrë që banorët e brezit të kufirit të kalojnë kufirin pa pasaportë, por vetëm me kartë Poni u shpreh se kjo do të ndodhë pasi të gjithë të pajisen me karta. “Ne duhet t’i kemi kartat e pastaj të kërkojmë që të njihen. Përderisa nuk i kanë të gjithë qytetarët del detyrë që të gjithë të pajisen me kartën e identitetit. Karta më treguesit që ka fatmirësisht është si pasaporta për jashtë shtetit, gjë që nuk ndodh me shumë dokumente të tjerë dhe kjo është bërë me të vetmin qëllim se nëse kemi marrëveshje dypalëshe t’i legalizojmë me çdo shtet dhe jo vetëm më Kosovën”. Përballë faktit që pala shqiptare po aplikon marrëveshjen e liberalizimit në dokumente për shtetasit kosovarë që hyjnë në Shqipëri, ndërsa nuk lejohet që drejt Kosovës të udhëtohet pa pasaportë, Poni u shpreh se “ne nuk duhet të përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ne jemi përpara dhe me rrugën Durrës-Kukës, krahasuar me Kosovën, sepse kemi ca benefite në sajë të një qeverisjeje efektive dhe të mirë”.  j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›