Hidhet nga kati i katërt një grua
Hidhet nga ballkoni i shtëpisë, gjen vdekjen një 56-vjeçare nga Vlora. Eli Truja është hedhur mesditën e djeshme nga kati i katërt i banesës ku ajo jetonte me bashkëshortin, në lagjen “28 Nëntori” në qendër të qytetit të Vlorës. Mësohet se gruaja prej kohësh vuante nga depresioni dhe mendohet se rëndimi i gjendjes së saj psikologjike është bërë shkak që ajo të ndërmarrë aktin e vetëflijimit. Uniformat blu kanë bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë dalë në përfundimin se gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, prej përplasjes në tokë nga lartësia e madhe. Policia ka vërtetuar se 56-vjeçarja edhe herë të tjera kishte tentuar të vetëvritej. Dje ajo ka gjetur momentin kur ka qenë vetëm në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së saj. Sipas fqinjëve, Truja nuk kishte mundur të lindte fëmijë dhe ky fakt e mundonte prej kohësh. Prej një jave ajo ishte mbyllur brenda ambienteve të banesës së saj dhe nuk pranonte të takonte njeri.
#