Origjina e sëmundjes dhe simptomat
Infeksioni
Mjekët thonë se ethet hemorragjike shkaktohen nga viruset që barten nga një insekt i njohur me emërtimin rriqna, si dhe nga brejtësit e ndryshëm, kryesisht minjtë e bardhë. Viruset e bartura përhapen kur rriqna pickon njeriun direkt ose kafshën shtëpiake, si delet, lopët etj., nga të cilat më pas kalon te njeriu. Në repartin e infektivit, duke u nisur nga simptomat që paraprakisht janë klasifikuar si ethe hemorragjike, pacientët mbahen të izoluar ndërsa personeli shërben i mbrojtur me maska dhe masa të tjera. Simptomat që ata paraqesin janë dhimbje e muskujve, plogështi dhe humbje e fuqisë e deri te hemorragjia nga veshët dhe hemorragjia e brendshme.
#