E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vetëhelmohet 60-vjeçari

 

LUSHNJE - I jep fund jetës 60-vjeçari nga Lushnja. Sipas policisë, Arqile Salla, nga fshati Bishtqethëm është vetëhelmuar me fostoksinës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm kur djali i viktimës e ka gjetur të atin në gjendje të rëndë. Ka qenë ora 04.00 kur djali ka dëgjuar rënkimet e babait. Ai është zgjuar për të kontrolluar të atin, ku edhe ka konstatuar vetëhelmimin. Menjëherë i biri e çoi në spitalin e Lushnjës, por megjithë ndihmën e dhënë 60-vjeçari nuk mundi t'i rezistojë helmit vdekjeprurës. Policia e sinjalizuar për ngjarjen nga bluzat e bardha nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e vetëflijimit të Sallës. Pas hetimeve rezultoi se tre muaj më parë në familjen e tij kishte ndodhur një tjetër fatkeqësi. Bashkëshortja e Arqilesë ndërroi jetë pas një sëmundje të gjatë. Prej asaj kohe 60- vjeçari kishte kaluar në depresion.                                        m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›