E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE, 73 mln euro, përfiton edhe Shkodra

 

SHKODER - Komuniteti Evropian ka vënë rreth 73 milionë euro në dispozicion të zonave ndërkufitare të Ballkanit për projekte të fushave të ndryshme. Në këtë fond do të përfshihet edhe Shkodra. Fondi realizohet nëpërmjet projektit të IPA-së së KE. Sipas drejtuesve të këtij projekti kushti i parë që duhet të plotësohet është bashkëpunimi ndër-rajonal. Një ndër vendet e përfshira në këtë projekt duhet të jetë një vend anëtar i Bashkimit Evropian, dhe vendi tjetër duhet të jetë vend që pritet të bëhet pjesë e BE-së. Ky financim synon që të rrisë ekonomikisht vendet që janë në pritje për t'u bërë pjesë e Evropës. Kjo shumë do të synojë mbështetjen për projekte në fushën e mjedisit, infrastrukturë etj. Prezantimi i kësaj politike të IPA-së është bërë prezent në ambientet e Qarkut Shkodër nga përfaqësues të kësaj shoqate, të cilët kanë organizuar edhe seminare trajnuese me stafin e Qarkut.                                     r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›