Depresioni, vetëvritet 62-vjeçari nga Tirana
Tiranë- Vetëvaret në oborrin e banesës së tij në një fshat të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur sot në fhastin Mumajes të komunës së Baldushkut në rrethin e Tiranës dhe viktimë është 62-vjeçari, Besim Gjata.
Sipas policisë Gjata vuante prej kohësh nga depresioni dhe ky mendohet se ka qenë edhe shkaku që ai i ka dhënë fund jetës. Në këtë përfundim ka mbërritur edhe grupi hetimor, pas mbledhjes së dëshmive paraprake për ngjarjen.
Ndërkohë, për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje hetuesit e çështjes po shqyrtojnë edhe dëshmitë e familjarëve të viktimës.