E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, Apeli lë të lirë Martin Pëllumbin

Shkodër- Është lënë sot i lirë i arrestuari për historinë shumëvjeçare të kërpit industrial në Shkodër. Gjykata e Apelit në seancën e sotme ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Shkodrës dhe ka lënë të lirë, Martin Pëllumbin.

Vendimi i marrë nga Apelit ka hedhur poshtë vendimin e 20 korrikut të këtij viti, ku shkalla e parë e gjyqësorit vendosi masën e arrestit me burg për Pëllumbin.

Martin Pëllumbi, ish kryetar i komunës së Shkrelit dhe kryetar i Shoqatës së Fermerëve të Shkrelit ishte arrestuar për të tretën herë me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sasia e madhe e asgëjsuar në dhjetor të vitit 2005, me masë rreth 1 ton të dyshuar për kanabis pati një odise të gjatë hetimesh. Ajo u asgjësua për kanabis, u deklarua nga të akuzuarit si kërp industrial dhe pas shumë peripecish në fund u tha që ishte kërp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›