E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni, vret veten 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave. Burimet policore thanë se rreth orës 13:10 u gjet i vetëvarur në banesën e tij Namik Sali Bakaj, 50 vjeç, banues në rr. "Llambi Bonata" në Tiranë. Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e kontroll-territorit të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si dhe u formua grupi hetimor. Viktima ishte i martuar, me dy fëmijë dhe pas momentit të vetëflijimit, ai është gjetur nga vëllai i tij. Grupi hetimor po punon për të sqaruar më tej rrethanat që e kanë çuar viktimën në këtë akt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›