E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, rinisin lëvizjet Shqipëri-Kosovë

Pas shumë orësh ndërprerjeje totale të qarkullimit në Doganën e Morinit, është rikthyer në mesnatën e shkuar normaliteti. Qindra mjete dhe njerëz kanë udhëtuar në drejtim të Kosovës dhe anasjelltas. Shkak i ndërprerjes së qarkullimit ishte bërë ndotja e mjedisit nga tri maune me vaj solar, me përmbajtje të lartë dioksid squfuri, bllokuar në doganën respektive të Vërmicës, një ngarkesë e dyshimtë e ardhur nga Irani dhe që kishte dëmtuar edhe shëndetin e dy policëve. Nga personeli i Doganës së Morinit mësohet se pas evakuimit të ngarkesave ka pasur një dyndje tepër intensive të mjeteve dhe njerëzve nga Kosova në Shqipëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›