E tall se humbi në bixhoz, qëllohet nga shoku
16/09/2009 Autori e plagosi me thikë 21-vjeçarin. Viktima rëndë në spital, por jashtë rrezikut
LUSHNJE- Dy shokë pasi kanë luajtur në lojëra fati, më pas janë zënë për shkak të humbjes që ka bërë njëri prej tyre, duke shkaktuar plagosjen e tjetrin me thikë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë lushnjare.
Ngjarja
Ngjarja në fjalë ka ndodhur paraditen e së dielës në Divjakë të Lushnjës. Sipas burimeve zyrtare të policisë lushnjare mësohet se shtetasit Zamir S. 23 vjeç ka shkuar për të luajtur në lojëra fati në Divjakë së bashku me shokun e vet S.Z. 21 vjeç. Pasi kanë luajtur për afro një orë Zamir S. ka humbur në lojërat që ka zhvilluar shumën e 30 mijë lekëve të vjetra. Pasi kanë përfunduar së luajturi ata kanë dalë nga lokali i lojërave të fatit. Zamiri që kishte humbur 30 mijë lekë të vjetra ka qenë shumë i dëshpëruar. Ai është ngacmuar nga shoku i tij, ndërsa autori nuk e ka duruar dot talljen e tij dhe e ka qëlluar dy herë me thikë pas zënkave me fjalë e sharjeve që ata kishin shkëmbyer. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit Lushnjë, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në dijeni për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka marrë edhe informacionin e duhur. Pasi ka marrë në pyetje edhe dëshmitarë okularë të ngjarjes, policia ka shkuar dhe ka vënë në pranga Zamir S., i cili dyshohet që të jetë edhe autori i kësaj plagosje, që, sipas policisë, thuhet vrasje e mbetur në tentativë.