Deputetët çamë, promemorie Lohanit: Komisioni Europian të zgjidhë çështjen çame
Shpëtim Idrizi: “Greqia duhet të kërkojë falje për gjenocidin”. “Kërkojmë dëmshpërblim për familjarët e viktimave të pafajshme”
Eljona Ballhysa
Dy deputetët e partisë së komunitetit çam në Shqipëri i kanë dërguar dje një promemorie ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, të cilit i kërkojnë zgjidhjen e çështjes çame. Madje, gjatë paradites së djeshme, gjatë takimit që dy deputetët, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, kanë zhvilluar me ambasadorin Lohan, me dhjetëra qytetarë kanë zhvilluar një protestë paqësore para selisë së KE-së në Tiranë. Deputeti i PDU-së, Idrizi, sqaroi dje për mediat përmbajtjen e promemories që i është dorëzuar jo vetëm kreut të KE-së, por edhe ambasadave të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë dokument deputetët kanë bërë një pasqyrim historik të çështjes dhe më poshtë kanë kërkuar ndihmën e komunitetit ndërkombëtar që kjo çështje të gjejë zgjidhje, pasi futet në listën e shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut. Kjo promemorie është bërë pikërisht dje, në Ditën botërore të Luftës Kundër Gjenocidit.
Deklarata
“Sot, në Ditën botërore të Luftës Kundër Gjenocidit, ditën e hyrjes në fuqi të Konventës për Dënimin dhe Parandalimin e Krimit të Gjenocidit më 9 dhjetor 1948, po komunikojmë me ju për të deklaruar se: Ne jemi përfaqësuesit e disa subjekteve që kanë në misionin e tyre studimin, mbrojtjen dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura të pazgjidhura shqiptare, në veçanti çështjes çame. Kjo çështje i referohet komunitetit shqiptar çam, që në Shqipëri numëron rreth 300 mijë veta. Ky komunitet është krijuar prej largimit me forcë nga Greqia të të gjithë shqiptarëve, në veçanti atyre çamë, prej Luftës së Parë Botërore në disa valë, të cilat përfunduan plotësisht me masakrën e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur u vranë rreth 3000 veta, kryesisht pleq, gra dhe fëmijë. Rreth 3000 të tjerë vdiqën rrugës nga uria, etja dhe vuajtjet, në rrugëtimin biblik drejt Shqipërisë. Për këtë gjenocid ne kemi prova juridike dhe historike, kemi dëshmitarë okularë gjyshërit dhe prindërit tanë. Ata kanë parë me sytë e tyre t’u vriten e masakrohen të afërmit e tyre. Ata kanë provuar direkt vuajtjet dhe persekutimet çnjerëzore. Ne nuk mund të harrojmë”, - është shprehur kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Idrizi.
Në promemorien e dorëzuar në KE dhe që u është vendosur për dijeni të gjithë drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar si edhe të gjitha ambasadave të BE-së në Shqipëri, kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare dhe qeveria shqiptare që t’i imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian, pranimin publik të fajit dhe të shkaktimit të gjenocidit ndaj popullsisë çame.
Kërkesa
Në listën e gjatë të kërkesave, komuniteti çam kërkon, ndër të tjera, dëmshpërblim për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij gjenocidi. Në promemorie është theksuar gjithashtu kërkesa që shteti grek t’u krijojë mundësi anëtarëve të komunitetit çam që të vizitojnë tokat dhe varret e të parëve. Ata kërkojnë ngritjen e lapidareve apo monumenteve që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe dhe heqjen e memorialëve të atyre që shkaktuan masakrat mbi popullsinë shqiptare çame. Komunitet çam, ndër kërkesat parësore, ka atë të restaurimit të së drejtës së pronësisë, si një e drejtë themelore në listën e të drejtave të njeriut. “Amendim të ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene, që ndalojnë ish-shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Këto nene bien në kundërshtim me Konventën Europine të të Drejtave të Njeriut dhe Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut, që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë. Realizimin e së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan një gjë të tillë, duke rifituar statusin e para Luftës së Dytë Botërore. Kompensim eventual të pronave të konfiskuara dhe pagim të të gjitha detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim etj. Ndalimin e diskriminimit të vëllezërve çamë ortodoksë që jetojnë në trojet e tyre në Greqi dhe dhënien e të gjitha të drejtave si për çdo minoritet tjetër, në përputhje me Konventat Ndërkombëtare për Minoritetet”, - shkruhet në promemorien dërguar ambasadave të huaja në Tiranë.
Idrizi u shpreh se zgjidhja kësaj çështjeje do të forcojë marrëdhëniet miqësore me Greqinë. “Marrëdhëniet e mira fqinjësore midis Shqipërisë dhe Greqisë kalojnë nga një zgjidhje e drejtë e problemit çam. Nëse ne nuk do të shohim asnjë përparim në këtë drejtim, do të përshkallëzojmë protestën tonë me të gjitha mjetet demokratike, politike, juridike, deri në plotësimin e të gjitha të drejtave tona të ligjshme”, - përfundoi Idrizi.
10 Dhjetor 2009