E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetet e Ballkanit, mysafire të Topallit

Në cilësinë e moderatores së këtij takimi, deputetja Diana Çuli falënderoi deputetet e ardhura nga parlamentet e vendeve të Rajonit, si Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, pjesëmarrëse në këtë takim.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në hapje të këtij takimi të veçantë, e cilësoi atë si një derë tjetër që çelet për të gjitha gratë parlamentare të Ballkanit, në këndvështrimin e bashkërendimit të kontributit të tyre në politikën e Rajonit dhe më gjerë. Ajo vlerësoi se më shumë gra në politikë do të rrisin vëmendjen e shoqërisë ndaj çështjeve gjinore dhe mirërritjen e fëmijëve. Gratë deputete, pjesëmarrëse në takim, paraqitën një situatë të pjesëmarrjes së gruas në parlamentet e vendeve përkatëse. Deputetja Valentina Leskaj, ndër të tjera, theksoi se jemi në një fazë cilësisht të re për të drejtat e grave, duke e sjellë në axhendën e politikës së ditës. Ajo tha se ka akoma shumë për të bërë, pasi gratë janë të përfaqësuara akoma pak në politikë, duke pasur 7.1% gra në Parlament dhe vetëm 2 ministre. "Porse, siç vuri në dukje edhe Kryetarja e Kuvendit, po punojmë fort që të arrijmë kuotat e vendosura", tha ajo.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›