E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovakia ratifikon protokollin e NATO-s

Parlamenti i Sllovakisë ratifikoi Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sllovakia është vendi i tetë që miraton Protokollin e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO pas Hungarisë, Letonisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lituanisë, Polonisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Parlamenti i Bullgarisë ka ratifikuar një ditë më parë protokollin e anëtarësimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në një seancë më shumë ceremoniale, legjislativi bullgar ka votuar pro hyrjes në Aleancën e Atlantikut të Veriut për dy vendet ballkanike. Pas këtij vendimi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, përshëndeti Parlamentin bullgar për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në BE. Në fjalën e mbajtur në Parlament, Kryetarja Topalli tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›