Mediu: S‘ka asnjë komunikim ndërmjet meje dhe Delijorgjit
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundërshtuar lidhjet ndërmjet tij dhe Delijorgjit në lidhje me ngritjen e bazës së demontimit në Gërdec. Në një sqarim, që ai dërgon për shkrimin e botuar një ditë më parë në gazetën "Shqip", Mediu thekson:
"Në respekt të së drejtës për informim, punës së gazetarit dhe vetë gazetës ‘Shqip‘, shtyhem t‘iu shkruaj këtë letër, me shpresën që do të gjej vend në gazetën tuaj, të paktën me të njëjtën madhësi germash dhe vend faqosje si ato të shkrimit të përmendur në titullin përkatës në lëndë.
Unë nuk mund t‘iu imponoj simpati për emrin tim, apo dashamirësi në shkrimet tuaja ndaj veprimtarisë sime publike. Por, ajo çka më shqetëson dhe gjykoj si obliguese për moralin dhe etikën tuaj të gazetarit është e vërteta, gjetja dhe mbrojtja e saj, krahas respektit për dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e tij.
Jo vetëm që titulli ["Gërdeci" zbulohet letra e Delijorgjit për Mediun], nuk ka asgjë te përbashkët me përmbajtjen e shkrimit qe i referohet në faqen tre të gazetës tuaj (dt.24.10.2008), por si titulli ashtu dhe vetë shkrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me të VËRTETËN.
Për ju dhe lexuesin e respektuar të "SHQIP" ripërsëris që:
Nuk ka asnjë letër, asnjë telefonatë, asnjë bisedë, asnjë komunikim të çfarëdo lloji mes meje në pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe shtetasit Delijorgji.
Për këtë, jeni të lutur dhe ju ftoj sinqerisht të mos kurseni asnjë energji dhe të ZBULONI nëse pohimi im është i vërtetë ose jo. Por iu ndaloj ju dhe këdo qoftë të spekuloni me emrin tim, me të pavërteta, shpifje dhe sajesa titujsh të paqenë, pavarësisht nëse shkaku apo qëllimi përkatës, mbetet paaftësia, përfitimi ekonomik apo shërbimi politik. Nëse gazeta "SHQIP" apo furnizuesit e lajmit-spekulim të djeshëm, kanë gjetur ndonjë letër drejtuar meje, apo të sigluar nga unë dhe të firmosur nga një ish-vartësi im (nonsens administrativ !!!), kërkoj botimin përkatës krahas letrës sime që po firmos poshtë".
Reagimi
Prokuroria: Kërkesa e SAC-ALBADEMIL për
Gërdecin është marrë parasysh nga Mediu
Prokuroria e Përgjithshme tha dje, zyrtarisht, se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka marrë parasysh kërkesën e SAC-ALBADEMIL e materializuar në kontratë, për caktimin e Gërdecit si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve. Në pikën 3.3 të kontratës është përcaktuar se vendi i dorëzimit të municionit do të jetë fabrika e Gërdecit, Vorë. "Në vijim të argumenteve se, ish-ministri i Mbrojtjes, z. Mediu, në këtë proces ka miratuar akte nënligjore i orientuar nga interesat dhe përfitimet e padrejta të subjekteve private, parashtrojmë faktin se gjashtë ditë para se të firmoste urdhrin nr. 550, datë 25.04.2007, ndërmarrja MEICO kishte lidhur kontratë me shoqërinë SAC-ALBADEMIL, më datën 19 prill 2007, kontratë e cila ka qenë pjesë e praktikës së projekt-urdhrit të dërguar për t‘u nënshkruar tek ish-ministri Mediu. Sa më sipër, evidentohen dy elementë të rëndësishëm. Së pari, kontrata i paraprin në kohë urdhrit, i cili ka përligjur kontratën, ndërkohë që duhet të ndodhte e kundërta, sepse shitje e municioneve është e drejtë vetëm e ministrit të Mbrojtjes, që materializohet me urdhrin e tij. Së dyti, ka qenë kërkesa e SAC-ALBADEMIL e materializuar në kontratë, ajo që është marrë parasysh nga ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, për caktimin e Gërdecit, si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve", tha dje zyrtarisht prokuroria, duke iu përmbajtur njëherazi edhe kërkesës së dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit. Gjithashtu, akuza pohoi dje, zyrtarisht, se përzgjedhja e Gërdecit, si vend ku do të bëhej çmontimi dhe çmilitarizimi i municioneve dhe ku do të depozitoheshin sasi të konsiderueshme municioni e produkte të tij pas demontimit, është bërë tërësisht në kundërshtim me çdolloj rregulli në fuqi. "Ky urdhër në praktikë, ka lejuar të depozitohen dhe akumulohen sasira të mëdha municioni e baruti në kundërshtim me distancat e sigurisë të përcaktuara në urdhrin nr. 326, datë 11.05.2000, duke determinuar pasojat e rënda që kanë ardhur qoftë jetës së njerëzve, shëndetit të tyre, apo edhe ato materiale. Nga sa më sipër, urdhri 550, datë 25. 04.2007, ka urdhëruar fillimin e një aktiviteti me një natyrë të lartë rrezikshmërie, pa u krijuar më parë të gjitha premisat paraprake, që do të siguronin një funksionim normal të këtij aktiviteti", tha prokuroria, duke shtuar se caktimi i Gërdecit, si vend për çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve luftarake, në kushtet e ekzistencës të një përgjigje negative nga Shtabi i Përgjithshëm për rajonin e Bërzhitës, vjen në të njëjtën linjë me ofertën e datës 27.12.2006 të kompanisë SAC të analizuar më lart, ku kërkohej që procesi i çmontimit të kryhej në një ambient në afërsi të Tiranës, çka ka mundësuar cenimin e sigurisë gjatë gjithë procesit të çmontimit dhe çmilitarizimit të municioneve. Të gjitha këto materiale janë të depozituara edhe në dosjen hetimore për këtë çështje.