PSD: Shqetësim për lirinë e medias
Partia Socialdemokrate shprehu dje shqetësimin në lidhje me lirinë e medias në Shqipëri. Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi, duke iu referuar raportit të fundit të "Reporterëve pa kufij", tha se "prej vitit 2006 ne jemi vendi i fundit në Evropë për sa i takon lirisë së shtypit, vendi i fundit në Evropën Lindore dhe vendi i fundit në Ballkan". Sipas tij, "ndonëse jemi më afër se kurrë Evropës e NATO-s, siç e meriton ky popull e ky vend, ne vazhdojmë të rrimë me konsekuencë në nivelin e botës së tretë për sa u takon standardeve në tërësi për korrupsionin, lirinë e medias, zgjedhjeve, pra themeleve të demokracisë".