Rehn: Kosova, pikë qendrore e politikës së Ballkanit
Bashkimi Evropian përqendron të gjithë vëmendjen te Kosova, duke e cilësuar atë si epiqendrën e vëmendjes së Bashkimit Evropian për zonat e Ballkanit.
Komisioneri për zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oli Rehn, bëri me dije dje se "pikë qendrore e politikës evropiane në Ballkan, gjatë vitit të ardhshëm, do të jetë Kosova, ndërsa më e rëndësishmja është që atje të filloj funksionimi i misionit EULEX". Komisioneri Rehn këto komente i bëri gjatë vizitës njëditëshe në Varshavë të Polonisë, ku mbajti një fjalim në kuadër të nismës së Bashkimit Evropian "Viti 2009 - vit i Ballkanit". Komisioneri Rehn shfaqi bindjen se Serbia, në interes të forcimit të stabilitetit në rajon, do ta respektoj vendimin e Kosovës për pavarësi dhe se Kosova nga ana e vet, do të tregoj se është e përkushtuar për demokraci dhe shoqëri multietnike.