Deputetët e PD-së miratojnë në parim draftin e PS-së për komisionet hetimore
Sot demokratët do të zbardhin amendamentet e tyre
Eljona Ballhysa
Deputetët e Partisë Demokratikë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve miratuan dje në parim draftin e Partisë Socialiste për funksionimin e komisioneve hetimore. Pas një mbledhjeje që ka zgjatur gati katër orë, demokratët ranë dakord të japin votën pro projektligjit në parim, ndërkohë që në mbledhjen e sotme pritet që PD-ja të zbardhë amendamentet e tyre sekrete për ndryshimet në këtë projektligj. Deputetët e PD-së, megjithëse pohojnë se kanë bërë amendime në këtë projekt, ata nuk pranojë të zbardhin detaje të mëtejshme duke bërë të ditur se ndryshimet e tyre do t’i paraqesin gjatë diskutimit nen për nen të projektligjit. Mësohet se anëtarët e këtij komisioni do të paraqesin ndryshime për ato nene të projektligjit për të cilat nuk bien dakord, veçanërisht për nenin që i jep të drejtë komisionit hetimor që në rast se me shumicë votash kërkohet hapja e kutive të votimit, kjo të jetë e realizueshme. Madje edhe gjatë debatit në parim, pikërisht kjo pikë e draftit ka qenë molla e sherrit mes demokratëve dhe socialistëve. Edhe gjatë mbledhjes së djeshme nuk ka munguar debati mes PD-së dhe PS-së.
Debati
“Ne kemi kontestuar administrimin e këtij procesi zgjedhor, i kemi konsideruar një tërësi veprimesh në hallkat e këtij procesi në shkelje të hapur të ligjit zgjedhor dhe një pjesë prej tyre edhe të manipuluara, prej të cilave është prodhuar në një shumicë zonash të administrimit zgjedhor një rezultat zgjedhor i deformuar. Kontestime shumë konkrete janë bërë gjithashtu edhe në raportin e arbitrit monitorues e vlerësues të zgjedhjeve, OSBE/ODIHR-it. Nuk e kuptoj pse mërziteni ju kur flitet për parregullsi dhe manipulime zgjedhore, kur flitet për keqadministrim dhe gjykim jo të ndershëm të procesit. Këtë e ka pranuar qartazi edhe kryeministri juaj teksa publikisht ka artikuluar shqetësimin për mandate të munguara subjektit tuaj elektoral dhe gjykime të gabuara nga kolegji që, sipas tij, padrejtësisht ka certifikuar një fakt të tillë. Të gjitha këto konsiderata të palëve, pavarësisht nga mënyra dhe intensiteti i artikulimit politik dhe legal, shprehin mungesën e besimit te institucionet zgjedhore, si dhe tregojnë se ka pasur probleme serioze me zgjedhjet, të cilat më së pari lidhen me deformimin e vullnetit të zgjedhësve dhe rrjedhimisht me cenimin e integritetit të këtyre zgjedhjeve. Kjo situatë ka përcaktuar një detyrim madhor për opozitën, domosdoshmërinë për të realizuar një transparencë të plotë të procesit zgjedhor. Për ta realizuar këtë qëllim ne kemi kërkuar ndër të tjera ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili ka për të realizuar një proces transparence të plotë e të pakushtëzuar lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit si kusht i domosdoshëm për të vazhduar më tej me hapin tjetër shumë të rëndësishëm, reformën zgjedhore”, - është shprehur socialisti Xhafaj. Ai theksoi se “nuk mund të ketë hetim parlamentar për zgjedhjet pa këqyrur dhe vlerësuar atë çka përbën thelbin e vetë procesit zgjedhor, kutitë zgjedhore”. Gjithçka tjetër, sipas deputetit socialist, do të ishte një akt formal, hetimi i dështuar i radhës. “Nuk ka asnjë normë juridike që të ndalojë komisionin hetimor të Kuvendit të këqyrë materialin zgjedhor që gjendet në kutitë e votimit. Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që në përmbajtjen urdhëruese apo në përmbajtjen në tërësi të tij, të urdhërojë një ndalim të tillë”, - është shprehur Xhafaj. Ai madje, duke iu referuar nenit 99 të Kodit Zgjedhor, tha se parashikohet hetimi i dokumentacionit dhe materialeve zgjedhor ku futen kutitë e votimit, fletët e votimit, procesverbalet, listat e votuesve etj. Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti demokrat, Ilir Rusmali, u shpreh se konsensusi mes palëve duhet të bazohet në Kushtetutë. Ai e akuzoi Ramën për hartimin e një ligji që i jep atij kompetencat e një prokurori. “Zoti Rama nuk kishte besim te ligji. Zoti Rama nuk kishte besim te garancia kushtetuese. Ai nuk kishte besim te vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit, ndaj donte një ligj që t’i garantonte në mënyrë absolute atë që donte të realizonte. Donte një ligj që zotin Rama personalisht ta bënte prokuror të Përgjithshëm të vendit, t’i jepte kompetencën e kryegjyqtarit, përndryshe ai nuk hynte në Parlament, bllokonte procesin e integrimit. Unë besoj se ne do ta gjejmë kompromisin lidhur me këtë projektligj. Unë besoj se zgjidhjen do ta gjejmë te Kushtetuta, te ligji, te vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do të ecim përpara jo vetëm me procesin e hetimit të zgjedhjeve, por edhe me procesin e hartimit të reformës së re zgjedhore”, -është shprehur Rusmali.
16 Mars 2010