Deputetët e PD-së, paketë me 6 pika Berishës për ndryshime në qeveri
Një grup deputetësh të spikatur kërkojnë përmirësimin e imazhit të qeverisë. Ndryshimet kërkohen vetëm një vit para zgjedhjeve parlamentare
Eljona Ballhysa
Një grup deputetësh të spikatur të Partisë Demokratike kërkon përmirësimin e imazhit të qeverisë. Për këtë arsye këta deputetë do të nisin një fushatë presioni ndaj kryeministrit Berisha, duke kërkuar ndryshime të kabinetit qeveritar. Prej kohësh zëra nga Grupi Parlamentar i PD-së kanë bërë publike dhe në media qëndrimin e tyre pro ndryshimeve në qeveri. Shumë shpejt pritet që kërkesat e tyre të intensifikohen dhe të bëhen më prezente në diskutimet brenda Grupit Parlamentar të PD-së.
Arsyet
Burime nga PD-ja bëjnë të ditur se kabineti qeveritar duhet të ndryshojë patjetër, pasi imazhi i saj në elektorat ka rënë mjaft që pas ngjarjes së Gërdecit. Sipas disa deputetëve të PD-së, qeveria e humbi betejën e saj me korrupsionin duke mos mbajtur në këtë mënyrë dhe një nga premtimet elektorale të 2005-s. Tragjedia e Gërdecit ka nxjerrë në pah një aferë korruptive që prek disa ministra të kabinetit qeveritar, të cilët nuk i kanë realizuar siç duhet detyrat e tyre. Por kjo tragjedi ka shkuar aq larg, sa cenon dhe integritetin moral të kryeministrit, pasi i cituar si i përfshirë në këtë aferë është djali i kreut të qeverisë. Megjithatë, deputetët e PD-së theksojnë se ndryshimet në qeveri janë të nevojshme jo vetëm për të përmirësuar imazhin, por dhe për faktin se qeveria aktuale nuk jep garanci për të fituar zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Shumë prej ministrave të kabinetit qeveritar janë ende larg realizimit të objektivave dhe të premtimeve elektorale. Askush prej tyre nuk është pjesë e turit promovues të arritjeve të qeverisë, të ndërmarrë nga kryeministri Berisha. Kjo tregon se niveli i ministrave është shumë larg pritshmërisë së elektoratit.
Përfaqësimi
Deputetët e Partisë Demokratike gjithashtu vënë theksin në nevojën e një përfaqësimi më të madh të PD-së në qeveri. Ata mendojnë se PD-ja është partia fituese e zgjedhjeve dhe figurat që kanë kontribuar prej vitesh në këtë parti duhet të jenë në poste drejtuese qeveritare. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitohen zgjedhjet elektorale. Ndërkohë që deputetë të njohur si mbështetës të grupeve të caktuara në PD kërkojnë një përfaqësim të balancuar dhe të grupeve të interesit brenda partisë. Shumica e deputetëve ankohen dhe për marrëdhëniet e tyre me disa nga ministrat kyçë të kabinetit qeveritar. Sipas deputetëve, sjellja e ministrave që kanë vite në këto poste është shumë arrogante dhe këta të fundit nuk i marrin në konsideratë kërkesat e deputetëve për investime në zonat e tyre elektorale. Po kështu, një tjetër kërkesë për ndryshime në qeveri është dhe rishikimi i raporteve midis PD-së dhe aleatëve. Plotësimi i kërkesave të këtyre partive, siç është PDK-ja, e cila kërkon largimin e dy zëvendësministrave që nuk bëjnë më pjesë në këtë parti. Vetëm forcimi i marrëdhënieve midis partive aleate të koalicionit mund të sjellë, sipas deputetëve të PD-së, fitoren në zgjedhje.
Arsyet e ndryshimit
Kërkohet përfaqësim i balancuar i të gjitha grupeve të interesit në PD
Disa prej ministrave janë larg realizimit të objektivave
Duhet të rishikohen raportet midis PD-së dhe aleatëve
Duhet të përmirësohet imazhi i cenuar i qeverisë nga çështja e Gërdecit
Disa ministra nuk i sigurojnë qeverisë fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009
Asnjë nga ministrat nuk ka qenë pjesë e turit të kryeministrit, “Shqipëria në NATO”
27 Qershor 2008