Deputetët e PS, incidenti me gardën për podiumin
Në orët e mesditës së djeshme, deputeti Ditmir Bushati denoncoi përpjekjet, sipas tij, për të penguar vendosjen e skelës së podiumit, pasi policia e qarkullimit rrugor nuk kishte ndaluar lëvizjen e makinave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Bllokimi ishte parashikuar të niste që në orën 12.00 të ditës së sotme. Më tej, deputeti socialist denoncoi edhe praninë e forcave të Gardës në bulevard. “Jo vetëm kaq, por forcat e Gardës patën guximin të godasin deputetët Eduard Shalsi dhe Ilir Gjoni”, theksoi ai. I bëj thirrje Berishës të heqë Gardën, tha ai, gjithashtu i bëj thirrje Presidentit Topi të jetë shumë i kujdesshëm. Në një prononcim të mëpasshëm, deputeti Eduard Shalsi tha se “kemi përballë një polici të çorientuar”, dhe e cilësoi incidentin “si provokime të formave të ndryshme” dhe nga forca të Gardës. “Bëjmë thirrje se jemi të vendosur të protestojmë në mënyrë paqësore”, u shpreh Shalsi.
#