E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deputetët e PS ose krushqit varrmihës te integrimit

08-11-2012 / Nga Vasil Tabaku

…dhe arkivol-politika e Edi Rames tashme e shndërruar ne nje nevrasteni totale te këtij njeriu te çekuilibruar dhe pa asnje grimë nuhatjeje politikani apo lideri, vazhdon te ndërtojë projekte ogurzeza per Shqiperine. Çfare po ndodh aktualisht? Asgje nuk mund te thuhet me saktësi, vetëm nje gje mbetet e qarte: shpirt nata e Edi Rames dhe kori vajtues i deputeteve te PS, qe asnjehere nuk i thane “pune te mbare” çeshtjes madhore te te gjithe shqiptareve INTEGRIMIT… Asnjehere keta njerez antikombetarë nuk iu gjenden vendit dhe kombit prane per ta çuar ate me perpara dhe per t’i hapur rrugën drejt progresit, zhvillimit dhe realizimit te ëndrrave shekullore… Perkundra, keta demonë te zinj te politikes neokomuniste ne çdo rast dhe për çdo arritje te qeverise dhe vendit, vjellin vrer dhe zjarr, mallkime dhe sharje, shpifje dhe shantazhe…Abuzimi i politikes se PS dhe vetë kreut te saj Edi Rama eshte tejet i dukshem. Me te gjitha format dhe menyrat u përpoqen socialistet te fitonin pushtetin nepermjet vrasjes tinzare te kater viktimave ne ngjarjen e 21 janarit. Ata e përdoren vdekjen si nje shantazh makaber kunder qeverise dhe kryeministrit, gjer ne ate masë sa gjithçka ishte absurde dhe e pabesueshme, sa e pavertete, aq edhe abuziviste. Dhe ja tashme vjen perdorimi gjer ne paturpesi, gjer ne dhimbje e fyerje, i vdekjes se Lirak Bejkos, ketij ish-te perndjekuri politik qe ne menyre naive besoi se krimineli dhe inkuizitori i tij dhe i të gjithe shtreses se tij ne komunizem, na qenka bere i mire, demokrat dhe njerëzor…Kjo skene sa makabre, aq edhe absurde, tashme eshte kthyer ne boomerang ndaj PS dhe kreut te saj Edi Rama, i cili ne çdo forme dhe menyre, ne çdo situate dhe rrethane do pushtet…
Arkivolpolitika e Edi Ramës dhe dështimi i tij si njeri dhe si politikan/Eshte e trishtueshme, e dhimbshme te deshtosh si njeri, por jo me pak tronditese eshte dhe te deshtosh si politikan… dhe nga ky pezme dhe deshperim homerik, Edi Rama kerkon te  mbijetoj nepermjet Arkivolpolitikes. Gjithsesi Edi Rama e ka zgjedhur keshtu rrugen e vet, platformen e vet dhe strategjine e vet, duke bere politike me kufoma dhe arkivole….21 janari dhe katër viktimat e vrara para Kryeministrise, gjate sulmit kunder shtetit dhe demokracise, i beri Edi Rames profilin e tij si lider i vdekjes. Eshte makabre, eshte e lemerishme, eshte e tmerrshme, te shijosh pushtetin duke ecur mbi kufoma dhe arkivole….Nje përbindesh i tille mund te jetojë vetem brenda shpirtit te zi te neokomunistit dhe paranojakut, nipit te ish-anëtarit te Byrose Politike te PPSH, Edi Rama…Por ajo qe me habit dhe me trondit eshte edhe qendrimi i deputeteve te PS, te cilet ne te gjitha rastet i kane kthyer shpinen perspektivës, njerzillekut dhe dinjitetit te tyre si individ e si politikan, duke refuzuar votimin e tre projektligjeve me te fundit qe kerkojne vote te cilesuar, pra me teper se 84 vota. Une e shikoj gjithçka si nje skenar te mirekurdisur dhe ogurzi kunder Integrimit te Shqiperise dhe BE, endrres shekullore te  të gjithe shqiptareve. Aspirata me e madhe dhe me e ndritur e vendit, tallet dhe ironizohet, pergojohet dhe mbahet peng nga nje grusht njerezish te papergjegjeshem antikombetarë dhe mbi te gjitha anti-europian….PS gjenezen e vet e ka nga Parti e Punes dhe mbetjet  ogurzeza te komunizmit shqiptar, por ne kemi shpresuar dhe natyrisht shpresojme qe kjo PS te evoluojë, te ngrihet mbi veten dhe te kerkojë moderimin dhe konvertimin total ne nje Parti Socialiste Europiane të moderuar…Por…Ah…Etja dhe pasioni per pushtet i kreut te saj Edi Rama, eshte jo vetem pengese por njëherësh edhe nje strategji makabre qe ndjell vetem zi dhe arkivole, mort dhe urrejtje…Po a mund te jene te qete këta njerez ne ndergjegjen e tyre? A mund te flene ata te qete? Nëse eshte keshtu, ështe vertete tronditese dhe makabre. A kanë shpirt keta djaj te zinj qe ndertojne skenare makabre. Shqiperia tashme eshte ne prag te 100 vjetorit te shpalljes e Pavarësise, nje ngjarje madhore qe ka perfshire çdo shqiptare kudo, jashte dhe brenda vendit, ne Kosove e ne Maqedoni, ne diaspore e kudo ne bote…Por vetëm njerëzit e PS dhe te Edi Rames nuk duan ta perjetojne ate…Ata edhe këtë festim madhështor do ta perjetojne te ndare e te  distancuar, ne menyre arrogante e cinike. Ata ofrojne vetem nje version, vetem nje model, vetem nje alternative, ate te arkivolpolitikes qe mesa duket eshte e vetmja rruge dhe mundesi e tyre drejt nje vetasgjesimi total dhe tragjik si vet arkivolpolitika, e cila ka si produkt vetëm vdekjen…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›