Deputetët e rinj të Kuvendit prezantohen me administratën e Legjislativit.
Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë u prezantuan sot me administratën dhe funksionet e shërbimeve dhe departamenteve të Parlamentit. Projekti i mbështetur nga OSBE, ka për qëllim të njohë deputetët që janë zgjedhur për herë të parë në Parlament, me funksionimin administrativ të tij.
Në hapje të takimit Ambasadori i OSBE Robert Bosch tha se kjo organizatë do të vazhdojë mbështetjen në shërbimet parlamentare, veçanërisht në ato të përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, forcimit të debatit parlamentar, shërbimit të buxhetit etj.
Sipas ambasadorit të OSBE, kjo organizatë inkurajon inisiativat në përforcimin e punës së Kuvendit, si vendi kyc I forumeve dhe debateve më të rëndësishme politike në vend.
Aktivitetin e përshëndeti dhe Nënkryetari i Kuvendit Adrian turku
Sekretari I Përgjithshëm I Kuvendit Marlind Myftiu shpjegoi në mënyrë të përmbledhur strukturën administrative të Kuvendit. Aktiviteti vijoi me prezantimin në power point të të gjitha shërbimeve dhe departamenteve të Kuvendit, nga drejtorët përkatës, me përshkrimin e punës, nëpunësve etj.