Jozefina Topalli: Mirënjohje për të gjithë ata që përkthejnë në art historinë tonë të trazuar.
Ngjarjet dhe personazhet e romanit Ku je? nuk janë më vetëm të Flutura Açkës, të imagjinatës reale të saj. E gjitha tashmë është vetëm shpluhurosje e përjetimeve tona të një periudhe ende jo shumë të largët.
Me këto fjalë e përshkroi Kryetarja e Kuvendit rrëfenjën e librit më të ri të shkrimtares së mirënjohur Açka në promovimin e veçantë të organizuar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë, ku u ekspozuan edhe pikturat e të mirënjohurit, Gjovalin Paci.
Duke theksuar se ky promovim bëhet jo rastësisht në ditët e përkujtimit të rënies së murit të Berlinit, simbolikë e rënies së diktaturës, Kryetarja e Kuvendit e cilësoi këtë libër si një vlerë jo vetëm artistike por edhe historike dhe ndër të tjera tha: Unë ndihem mirë që Kuvendi i Shqipërisë organizon këtë takim për promovimin e librit dhe ekspozitës e një ndër piktorëve më të dashur. Nuk është rastësi që është pikërisht sot. Ju keni ndjekur gjatë këtyre ditëve, në mënyrë të vecantë në Berlin, dhe në vende të tjera të Evropës lindore, ku janë zhvilluar shumë aktivitete në përkujtim të 20 vjetorit të rrëzimit të murit të Berlinit. Natyrisht Shqipëria dhe shqiptarët dhe Kuvendi i Shqipërisë smund të rrinin as në periferi as indiferent ndaj një ngjarje kaq të madhe për më tepër që Shqipëria ka qenë unike në llojin e komunizmit më ekstrem totalitar. Dhe historia e librit që sjell sot Flutura Açka i takon asaj periudhe. Flutura, nuk ta kam thënë, por ky libër më ngjason me Addio Kira ku secila prej nesh gjente diçka të sajën te historia e Kirës. Ndihem me të vërtetë e kënaqur që mikesha ime, Flutura, dëshiroi që të ndanim bashkërisht mbresat e para rreth librit të saj të fundit, Ku je?, që i shtohet me meritë veprës së poetes dhe prozatores që tashmë spikat pa dyshim si një individualitet në letërsisë bashkëkohore. Një roman i ri ngjason me ardhjen në jetë të një fëmije, lajm i cili festohet gëzueshëm pasi vjen si një pasuri që pas soti u përket të gjithëve. Dhe është bukur të flasësh për romanin Ku je? e rrethuar nga një ekzpozim pikturash të mrekullueshme të piktorit Gjovalin Paci." penelatën magjiplotë të të cilit unë e kam shumë për zemër. Ju siguroj se bashkë, ky libër e ky kompleks pikturash qëndrojnë në një sintoni të admirueshme. Ku je?. Autorja e vendos rrëfenjën në qytetin e saj të lindjes, Elbasan, të cilin e përshkruan duke derdhur dashuri e ledhati por edhe qesëndisje e shpoti.
Qyteti prediletto i autores, jeton në shoqërinë e tri A-ve: asfiksi,- Amnezi- Anestezi, sic thote Artur Robja, dhe përpëlitet nën ferrin e diktaturës, nën diktatin e ATYRE të paemër që zymtojnë e gjymtojnë shoqërinë sepse kështu e ruajnë nga Armiqtë e Popullit e ish-borgjezët e kamur, sepse në fund të fundit kështu do partia kështu ndërtohet socializmi.
Shkrimtarja i tregon me gisht, ajo e di sikurse ne të gjithë e dinim se Ata janë nga ata që të bëjnë bëmën dhe gjëmën, janë ata të kudondodhurit, të etshëm për tiu lëshuar viktimës së përzgjedhur. Ata lëshojnë kërcënimin zindjellës ndaj pafajësisë së vajzës së re e të bukur Irë. E për të fajësuar gjithë këtë mori të pafajësh , Ata të paemër krijojnë kopenë e operativëve askushi e turrën e dosjeve sekrete, ndryshe nuk vendosin dot për jetën e fatet e njerëzve të lire, nuk dënojnë dot në emër të sekreteve të shtetit; Ata u duhet të shkatërojnë shpirtrat e lirë dhe të guximshëm ndryshe nuk ruajnë dot specien e tyre.
Mbështjellë me trishtim, dhimbje, e fatalitet, shpirtrat e lirë të jetojnë jetën e tyre në më të bukurën e saj, në më të mirën në më njerëzoren, nuk i jepen të keqes, nuk shpërbëhen, nuk kanë frikë prej saj, dhe nuk reshtin së kërkuari dashurinë dhe së dëshiruari jetën edhe kur cdo shpresë ka shterur. Autorja u kushton një pjesë të madhe të kësaj si për të grishur lexuesit e saj të zgjedhin jetën në dashuri, miqësi, mirësi, pa maskë, në kërkim të ndjenjës, me lëxime si vlera unike që të japin forcën të ngadhnjesh mbi vdekjen, fatalitetin, çnjerëzoren. Autorja rrëfen e rrëfen, e ndjeshme deri në dhimbje, për viktimat e pafaj e të pafat, ndërton monologë për secilin si për të zbuluar botën e brendshme të tyre, ku ata ruanin vlerat shpëtimtare ndaj të keqes së madhe.
Shumë e shumë prej tyre nuk i shpëtuan dot të keqes së madhe që i cfiliti sa ishin gjallë e i treti pa nam e nishan kur vdiqën. Ku je?, është thirrja e mallit që djeg e një nëne, e një fëmije, e një bashkëshorteje, e një të dashuri a të dashure për njeriun e zemrës në emër të dashurisë a jetës së munguar. Të duash, thotë Artur Robja, është të mos harrosh!
Ngjarjet dhe personazhet e romanit Ku je? nuk janë më vetëm të Flutura Ackës, të imagjinatës reale të saj. E gjitha tashmë është vetëm shpluhurosje e përjetimeve tona të një periudhe ende jo shumë të largët.
Ku je?, mbyllet pa zhurmë e plot shpirtdhimbje ashtu sikurse filloi; autorja i ka thënë të gjitha e për fund mjaftohet me një akt vdekje, një aktarrestimi për tradhëti ndaj atdheut dhe një aktshtrimi në spitalin psikiatrik për një kohë të pacaktuar.
Në të vërtetë është një fund i hapur in memoriam të njerëzve të pafaj që vuajtën por prehen në paqe, si kambanë për mungesën e atyre që nuk i përgjigjen apelit, si kujtesë për të gjithë fatlumët që mbijetuan dhe, së fundi, si mirënjohje për të gjithë ata që përkthejnë në art historinë tonë të trazuar si popull e si vend. Flutura, atë që ende nuk e ka bërë plotësisht historia jonë për të thënë të vërtetën e atyre 50 viteve të tmerrshme, ti e thua në mënyrën më njerëziore, më të vërtetë, më reale ku secili prej nesh gjen nga histiria e vet. Unë të falënderoj! "