“Deputetët jo në Kuvend deri sa të hapen kutitë”
Socialistët e Beratit kërkojnë bojkotim të Kuvendit nga ana e grupit parlamentar socialist. Sekretari i këshillit socialist të qarkut, Stavri Ceca, u shpreh dje në një konferencë për shtyp se, “lidhur me shkeljet e vërejtura në procesin e administrimit të votës, këshilli socialist i qarkut shpreh edhe një herë mbështetjen për rezolutën e Asamblesë Kombëtare për mosprezencën në Kuvend të grupit parlamentar të PS deri në vendosjen në vend të ligjit dhe hapjes po sipas ligjit të kutive të votimit të kërkuar prej PSnë Berat, me qëllim rinumërimin e votave të numëruara keq dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të nxjerra të pavlefshme”. Këshilltarët socialistë në një komunikatë ku i bëjnë thirrje të gjithë këshilltarëve socialistë të qarqeve dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, që në kongres të përkrahin e mbështesin këtë opsion si pjesë të veprimit politik të PS, që nisi këtu dhe duhet të përshkallëzohet deri në protesta demokratike për të rikthyer ligjitimitetin e zgjedhjeve në Shqipëri.